Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka përcjellë urime për popullin dhe Qeverinë e Shqipërisë, me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Urimi është publikuar në llogarinë zyrtare të ministrisë në platformën X, ku janë përfshirë edhe homologët e saj në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.
Në mesazhin e publikuar, pala serbe ka uruar festën e 28 Nëntorit.
Ndërkaq, Serbia vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.
#Serbia congratulates the people and government of the Republic of #Albania, and our counterparts at @AlbanianDiplo, on your #IndependenceDay. https://t.co/pmVPJ3Ptlv
— MFA Serbia (@MFASerbia) November 28, 2026










