TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kuçi: Serbia ndryshon udhëheqjen, por jo kursin gjeopolitik, BE-ja të mos përsërisë gabimet

by teve1
20 minuta ago
0
A A
Kuçi: Serbia ndryshon udhëheqjen, por jo kursin gjeopolitik, BE-ja të mos përsërisë gabimet

Hulumtuesi në Institutin “Octopus” Gurakuç Kuçi ka vlerësuar se ndryshimi i udhëheqjes politike në Serbi nuk ka sjellë ndryshim të orientimit të saj gjeopolitik.

Duke komentuar samitin BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, Kuçi ka thënë se Serbia po refuzon sërish të marrë pjesë, kësaj radhe nën udhëheqjen e re politike të dalë nga Lista Studentore.

Sipas tij, ndërsa Kosova po merr pjesë aktivisht në arkitekturën evropiane të sigurisë dhe integrimit, Beogradi vazhdon t’u shmanget detyrimeve evropiane.

Kuçi ka theksuar se mungesa e Serbisë vjen pikërisht në kohën kur projektdeklarata e samitit kërkon harmonizimin me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, dënon mohimin e gjenocidit, glorifikimin e kriminelëve të luftës dhe revizionizmin historik.

Sipas tij, dokumenti kërkon gjithashtu përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga sukcesioni i ish-Jugosllavisë, ndërsa mbështetjen financiare e kushtëzon me përparim konkret në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

“BE-ja nuk duhet të vazhdojë, nën udhëheqjen e re të Serbisë, stabilitokracinë që kultivoi gjatë sundimit të Vuçiqit, duke toleruar politika destabilizuese në emër të ruajtjes së stabilitetit rajonal”, ka shkruar Kuçi në “X”.

Ai ka vlerësuar se Kosova po dëshmon orientimin e saj strategjik përmes harmonizimit me politikën e jashtme evropiane dhe kontributit në sigurinë rajonale, ndërsa Serbia, sipas tij, vazhdon të gjenerojë pasiguri gjeopolitike përmes politikës ndaj Kosovës dhe marrëdhënieve me Rusinë.

“Brukseli duhet të bëjë dallimin ndërmjet shteteve që kontribuojnë në stabilitet dhe atyre që instrumentalizojnë paqëndrueshmërinë për përfitime diplomatike”, ka përfunduar Kuçi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shtyhet Seanca “Capat dhe Sekiraqët” – sëmuret Fatos Abazi

Shtyhet Seanca “Capat dhe Sekiraqët” – sëmuret Fatos Abazi

Kërkohet njohja e femicidit si vepër e veçantë penale

Kërkohet njohja e femicidit si vepër e veçantë penale

Vrasja e rreshterit Lika-bëhen publike përgjimet e bisedave telefonike mes të akuzuarve

Vrasja e rreshterit Lika-bëhen publike përgjimet e bisedave telefonike mes të akuzuarve

​13 autoambulanca të reja për komunat e Kosovës

​13 autoambulanca të reja për komunat e Kosovës

VV e cilëson të papranueshme përplasjen fizike në Kuvendin e Mitrovicës së Jugut

VV e cilëson të papranueshme përplasjen fizike në Kuvendin e Mitrovicës së Jugut

Shtyhet Seanca “Capat dhe Sekiraqët” – sëmuret Fatos Abazi

Shtyhet Seanca “Capat dhe Sekiraqët” – sëmuret Fatos Abazi

Kuçi: Serbia ndryshon udhëheqjen, por jo kursin gjeopolitik, BE-ja të mos përsërisë gabimet

Kuçi: Serbia ndryshon udhëheqjen, por jo kursin gjeopolitik, BE-ja të mos përsërisë gabimet

Kërkohet njohja e femicidit si vepër e veçantë penale

Kërkohet njohja e femicidit si vepër e veçantë penale

Vrasja e rreshterit Lika-bëhen publike përgjimet e bisedave telefonike mes të akuzuarve

Vrasja e rreshterit Lika-bëhen publike përgjimet e bisedave telefonike mes të akuzuarve

​13 autoambulanca të reja për komunat e Kosovës

​13 autoambulanca të reja për komunat e Kosovës

Gashi: Veriu, arritja më e madhe e Qeverisë Kurti, por në sektorë të tjerë ka pasur ngecje

Gashi: Veriu, arritja më e madhe e Qeverisë Kurti, por në sektorë të tjerë ka pasur ngecje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën