TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ankohen banorët në Serofc: Nuk ka ardhur askush me na çel derën

Prej vitesh pa asfalt, kanalizim e ujë të pijshëm. Banorët e lagjes Vllahiu në Serofc të Podujevës kërkojnë zgjidhje nga institucionet. Rrugën e mirëmbajnë vetë, ndërsa për ankesat e tyre, thonë nuk kanë marrë përgjigje.

by Adea Mustafaj
16 minuta ago
0 0
A A

Ankohen banorët në Serofc: Nuk ka ardhur askush me na çel derën

Nëpër këtë rrugë Shemsi Vllahiu kalon çdo ditë për të shkuar në shtëpi.

Por mosasfaltimi i saj po ua vështirëson lëvizjen këtij banori.

E sidomos kur kushtet atmosferike nuk janë të mira.

Mirëpo me këtë problem, banorët e lagjes Vllahiu në fshatin Serofc të Podujevës, po përballen tash e një kohë të gjatë.

“Kjo rrugë është shumë moti. Shumë është moti kemi bërë kërkesa, kemi bërë krejt. Nuk ka ardhur kush me na çel derën hiç. Janë ardhur që atë asfalt e kanë shtruar këtu, i cili gjendet këtu, që tashti diku i ka 200 metra. Edhe jemi marrë vesh që kur ta shtrojnë këtë asfalt, me na e shtruar neve, me na i çel kanalet e rrugës edhe me shtruar zhavorrin rrugës” , thotw ai.

E deri atëherë, mirëmbajtjen e rrugës po e bëjnë vetë banorët.

“Rrugën po e shihni edhe vetë qysh është, me financim vetanake jena mundu me mbajt ngapak…Gjithmonë sa herë ka nevojë se mos me i nejt gati vetë nuk mundesh me dalë hiç”, thotw Zeqir Vllahiu.

Por para se të shtrohet rruga, banorët kërkojnë zgjidhje edhe për problemin e ujërave të zeza.

“Kanalizimin që 40 vjet i kemi bërë kërkesat, bile nëse si kanë hup, i kanë edhe atje. Nuk ka kanalizim kjo lagje. Krejt ujërat e zeza mban tepër. Këtu tash i kemi ndërtu edhe shtëpitë, këtu në arë nuk mundesh me ia qit”, shprehet ai.

Ndërkohë ujërat e zeza po ua vështirësojnë edhe punët në bujqësi e blegtori.

“Ne këtu merremi me blegtori, bujqësi, domethënë blegtori, bujqësi merremi me krejt. E problemi që krejt nëpër shtalla të lopëve, që ky kanalizimi i fshatit vjen e hyn atje ku jam unë duke banuar, edhe ku jam vllaznia”, thotw Shemsi Vllahiu.

Problem tjetër për banorët mbetet edhe uji i pijshëm.

“Ujë ne kemi këtu, po ujë, ky ujë nuk pihet që e kemi të puseve. Edhe kemi bërë kërkesë që me na prurë se është Tërnovë uji, domethënë që e ka prurë Tërnovë, askush s’del, nuk është me këqyre a po na e bien, a s’po na e bien, a hiç rrugë. Uji duhet me blerë”, thotw ai.

Për këto probleme, televizioni ka kërkuar përgjigje nga Komuna e Podujevës.

Nga kjo komunë kanë thënë se fshati nuk është nën administrimin e tyre, por të Komunës së Prishtinës. As kjo e fundit nuk është përgjigjur deri në publikimin e kronikës.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Një amanet që ndryshoi jetën e mbi 100 studentëve

Auto Draft

Erërat e forta ia dëmtuan serat-fermeri nga Lipjani kërkon kompensimin

Auto Draft

Konsulta falas si formë proteste nga mantelbardhët

Auto Draft

Krasniqit iu mohua takimi me vëllain, kritika ndaj Gjykatës Speciale

Auto Draft

Një amanet që ndryshoi jetën e mbi 100 studentëve

Auto Draft

Erërat e forta ia dëmtuan serat-fermeri nga Lipjani kërkon kompensimin

Auto Draft

Ankohen banorët në Serofc: Nuk ka ardhur askush me na çel derën

Auto Draft

Konsulta falas si formë proteste nga mantelbardhët

Auto Draft

Krasniqit iu mohua takimi me vëllain, kritika ndaj Gjykatës Speciale

Auto Draft

Dita e Alfabetit Shqip, Rama viziton shtëpinë muze

Policia në Skenderaj konfiskon një armë zjarri

Policia në Skenderaj konfiskon një armë zjarri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën