Gjakova do të jetë nikoqire e edicionit të tretë të festivalit kulturor “Ditët e Nëntorit”, i cili nis të premten dhe synon të sjellë në një hapësirë të përbashkët artin, kulturën dhe krijimtarinë.
Për organizimin e këtij festivali, Komuna e Gjakovës dhe Fondacioni për Gjakovën kanë formalizuar bashkëpunimin përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje.
Sipas njoftimit të Komunës, gjatë festivalit do të organizohen aktivitete të ndryshme kulturore, duke ofruar mundësi për prezantimin e krijimtarisë artistike dhe përfshirjen e artistëve, krijuesve dhe publikut.
Përmes këtij festivali synohet të pasurohet jeta kulturore e qytetit dhe të promovohet më tej Gjakova si një qendër e rëndësishme e artit dhe kulturës.
Ndërkohë, Komuna ka ftuar qytetarët dhe vizitorët që të marrin pjesë në aktivitetet e edicionit të tretë të “Ditëve të Nëntorit”./teve1.info/







