Inspektorati Qendror i Punës ka ndërprerë përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë, pasi gjatë një inspektimi janë evidentuar parregullsi në zbatimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, pas konstatimit të shkeljeve, inspektorët kanë nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve deri në eliminimin e mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
Nga ky institucion është bërë e ditur se mbikëqyrja e zbatimit të legjislacionit në fuqi do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të punëtorëve.
“Inspektorati Qendror i Punës do të vazhdojë angazhimin për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit në fuqi, me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të punëtorëve.Siguria dhe shëndeti në punë janë përgjegjësi që duhet të respektohen në çdo vend pune”, theksohet në fund të njoftimit./teve1.info/




