TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Marta Kos i kërkoi falje Kurtit për këngën nacionaliste serbe të interpretuar në KE

by teve1
7 minuta ago
0
A A
Anëtarësimi në BE, Marta Kos: Shqipëria po ecën më shpejt me realizimin e reformave

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka konfirmuar se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas incidentit me këngën nacionaliste serbe, të interpretuar të dielën në mbrëmje në koncertin e organizuar nga Komisioni Evropian.

“Sa i përket pjesës muzikore, siç e thashë, grupit muzikor i dhamë udhëzime se çfarë donim, por nuk e miratuam secilën këngë veç e veç. Më vjen shumë keq që ndodhi kjo, sepse Kosova e meriton gjithë mbështetjen tonë dhe do ta marrë gjithë mbështetjen tonë. Isha në kontakt edhe me kryeministrin dhe i shpreha keqardhjen që kjo nuk duhej të kishte ndodhur“, tha Marta Kos

Këtë konfirmim komisionerja evropiane e bëri gjatë një debati në Senatin e Belgjikës.

Aty, njëri nga senatorët kërkoi shpjegim se si ishte e mundur të ndodhte një lëshim i tillë dhe i kujtoi asaj peshën e këngës së interpretuar, e cila lidhet me pretendimet serbe ndaj Kosovës.

„Para se të hyja në politikë, kam qenë gazetar si ju, dhe në vitin 1999, si reporter lufte, kalova tre muaj me popullin e Kosovës. E përjetova nga afër represionin e egër të regjimit të Slobodan Millosheviqit, luftën. Mbi 14 000 të vrarë në Kosovë, viktima të pafajshme, spastrimin etnik me 850 000 kosovarë të dëbuar nga shtëpitë e tyre në atë kohë, kampet e refugjatëve, bombardimet. Pastaj, për fat, kthimin fitimtar në Prishtinë dhe në atë që sot është bërë shtet i pavarur. Por, të dielën në mbrëmje, në hapjen e forumit të parë për zgjerimin këtu në Bruksel, ndodhi një gabim shumë i dëmshëm. Një këngë nacionaliste serbe, e lidhur me pretendimet territoriale serbe ndaj Kosovës, u këndua në skenë, në vetë zemrën e Evropës sonë“, tha Michel De Maegd, senator belg.

Gjatë debatit, komisionerja Kos përsëriti gjithashtu se edhe Kosova do të jetë pjesë e familjes evropiane.

Ajo tha se është e paimagjinueshme që vendi të mbetet jashtë bllokut kur të anëtarësohen shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor./RTK

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një viktimë e dhunës në familje kërkon trajtim nga Komisioni hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Një viktimë e dhunës në familje kërkon trajtim nga Komisioni hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

DHTIK kërkon zhbllokimin e potencialit minerar të Kosovës, kritikon mungesën e konsultimeve për ligjet

DHTIK kërkon zhbllokimin e potencialit minerar të Kosovës, kritikon mungesën e konsultimeve për ligjet

Prokuroria kërkon paraburgim për Korab Gashin, i arrestuar për grabitjen në Suharekë

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen në Suharekë, Prokuroria jep detaje për rastin

Haxhiu: Duam të kemi konsultime më të rregullta politike me NATO-n

Haxhiu: Duam të kemi konsultime më të rregullta politike me NATO-n

Hajrizi kërkon falje pas kartonit të kuq: Lëndova një komb të tërë

Hajrizi kërkon falje pas kartonit të kuq: Lëndova një komb të tërë

Anëtarësimi në BE, Marta Kos: Shqipëria po ecën më shpejt me realizimin e reformave

Marta Kos i kërkoi falje Kurtit për këngën nacionaliste serbe të interpretuar në KE

Një viktimë e dhunës në familje kërkon trajtim nga Komisioni hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Një viktimë e dhunës në familje kërkon trajtim nga Komisioni hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Trajkoviç: BIA duhet të tregojë se ku ndodhet Milan Radoiçiq

Trajkoviç: BIA duhet të tregojë se ku ndodhet Milan Radoiçiq

Embargoja e Vuçiqit nuk e ndali eksportin e armëve nga Serbia

Embargoja e Vuçiqit nuk e ndali eksportin e armëve nga Serbia

Protestave në Francë u bashkohen edhe policët, kërkojnë rritje pagash dhe kushte më të mira pune

Protestave në Francë u bashkohen edhe policët, kërkojnë rritje pagash dhe kushte më të mira pune

DHTIK kërkon zhbllokimin e potencialit minerar të Kosovës, kritikon mungesën e konsultimeve për ligjet

DHTIK kërkon zhbllokimin e potencialit minerar të Kosovës, kritikon mungesën e konsultimeve për ligjet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën