Irlanda ka kaluar në epërsi 1-0 ndaj Kosovës në ndeshjen që po zhvillohet në Dublin, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kreshnik Hajrizi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 26-të, pasi preku topin me dorë për ta ndalur atë të përfundonte në rrjetë.
Nga pika e bardhë, Troy Parrott shënoi në minutën e 28-të, duke e dërguar portierin në anën e kundërt.
Kosova mbetet me një lojtar më pak.











