TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vërshimet përsëriten në Fushë Kosovë, banorët përballen me ujë në garazhe sa herë ka reshje shiu

Banorët e një lagjeje private në Fushë Kosovë, kanë probleme me vërshime pothuajse sa herë që ka reshje më të mëdha të shiut. Kjo e ka vështirësuar jetësën në të, pasi shpeshherë uji depërton edhe në garazhet e ndërtesave. Komuna e Fushë Kosovës thotë se e di problemin, por jo edhe zgjidhjen.

by Jona Kelmendi
5 minuta ago
0 0
A A

Ujin që i depërtoi në garazh pasditen e së hënës, po mundohet ta largojë edhe sot.

E kjo punë, i është bërë rutinë Aziz Mirënes, pothuajse sa herë që Fushë Kosova, përballet me reshje të shiut.

Nga këto të fundit, të hënën e pësoi edhe një herë ky kompleks në rrugën “Dardania”

Garazhi i këtij objekti, u mbush sërish me ujë.

“Na po kem problem se po na hyn uji, po grumbullohet në këtë lagjen në këto ndërtesat 5 katëshe e prej aty po deperton është mundu pronari me sanu pak mirëpo uji prap se prap po hyn në garazh po na i demton kerret e po duhet me nejt në gjendje gatishmërie që kur të bjen shi me i largu kerret përndryshe na i demton kerret”, ka thënë një banor.

E gjendja më e rëndë në hyrje të kësaj lagjeje, ishte të hënën.

Në ditët kur reshjet e shiut janë më të mëdha, kjo është pamja e zakonshme në hyrje të kësaj lagjeje.

“Këto vërshimet e djeshme shyqyr nuk po zgjasin me kohë të gjatë, se këtu po grumbullohet uji shumë, edhe mbrëmë është grumbullu por deri sa e hapen puseten atehere e perbiu por nga po grumbullohet bash në këtë  pjesë. Nuk mundet asnjë njeri me kalu këndej pari në këmbë jo ka qenë ujë i mbulum”, u shpreh tutje banori tjetër.

E nga Komuna e Fushë Kosovës, thonë se e dinë problemin më të cilën po përballen këta banorë, por jo edhe zgjidhjen.

“Jemi në dijeni saktë edhe e dimë se çka ndodh. Mirëpo problemi është aty, sepse disa prej banesave aty janë   ndërtuar mbi lumin Preshevë. Pra është bërë një, si me thënë, nëse kemi të drejtë t’ju bashkim një krim urbanistik, ku ndërtesat janë ndërtuar mbi lumë edhe çdo vërshim që vjen, pra ajo është pika më e ultë ku rrjedh uji, si nga rruga e Trenit ose këtë pjesën  tjetër, që është nivel më i lartë edhe aty kemi domethënë gjithmonë vërshime. Edhe komuna është në dijeni, mirëpo kjo do të një investim shumë më i madh, edhe besoj që në bashkëpunim me ministri duhet me gjetur një zgjidhje se është një problem i trashëguar, pra që kërkon investime shumë të mëdha”, ka thënë Mjeku.

Por, Izja Mjekut, drejtor i shërbimeve publike, Komuna e Fushë Kosovës po bën përpjeke maksimale për t’i dalë në ndihmë qytetarëve.

“Problemi me kanalizimin dhe me rrjetin e ujësjellësit, domethënë ujë atmosferik komunën e Fushë Kosovës është problem i trashëguar prej një kohë të gjatë. Pra, sepse nuk është përcjellë infrastruktura ndërtimore me me kanalizime dhe me rrjetin e ujësjellësit. Pra, ky është një problem shumë i madh, një problem që kemi vazhdimisht ë domethënë vërshime dhe dalje nga pusetat e ndryshme ujë, e shiut edhe kanalizime. Mirëpo  komuna e Fushë Kosovës është duke bërë përpjekje maksimale që ndihmë qytetarëve. E këto përpjekje i kemi bërë me KRU Prishtina edhe me Kekun, si edhe me kompanitë që kemi atë trashëgimi”, u shpreh tutje Mjeku.

Për problemin më vërshimet ne këtë lagje, Tëvë1 ka pyetur edhe në Ministrinë e Infrastrukturës dhe atë të Mjedisit.

Por këta, nuk kanë kthyer përgjigje.

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

“I guximshëm, i sinqertë, i drejtë, korrekt” – Emocione në Lubizhdë pas lirimit të Isni Kilajt

“I guximshëm, i sinqertë, i drejtë, korrekt” – Emocione në Lubizhdë pas lirimit të Isni Kilajt

41 muaj burgim për Thaçin dhe të tjerët, njohësit e drejtësisë e vlerësojnë vendimin si të padrejtë

41 muaj burgim për Thaçin dhe të tjerët, njohësit e drejtësisë e vlerësojnë vendimin si të padrejtë

Vendimi ndaj Thaçit kundërshtohet në Skenderaj, qytetarët paralajmërojnë protesta

Vendimi ndaj Thaçit kundërshtohet në Skenderaj, qytetarët paralajmërojnë protesta

Kilaj pas lirimit: Vendimi i sotëm ishte padrejtësia e radhës e gjykatës

Kilaj pas lirimit: Vendimi i sotëm ishte padrejtësia e radhës e gjykatës

“I guximshëm, i sinqertë, i drejtë, korrekt” – Emocione në Lubizhdë pas lirimit të Isni Kilajt

“I guximshëm, i sinqertë, i drejtë, korrekt” – Emocione në Lubizhdë pas lirimit të Isni Kilajt

41 muaj burgim për Thaçin dhe të tjerët, njohësit e drejtësisë e vlerësojnë vendimin si të padrejtë

41 muaj burgim për Thaçin dhe të tjerët, njohësit e drejtësisë e vlerësojnë vendimin si të padrejtë

Vendimi ndaj Thaçit kundërshtohet në Skenderaj, qytetarët paralajmërojnë protesta

Vendimi ndaj Thaçit kundërshtohet në Skenderaj, qytetarët paralajmërojnë protesta

Vërshimet përsëriten në Fushë Kosovë, banorët përballen me ujë në garazhe sa herë ka reshje shiu

Vërshimet përsëriten në Fushë Kosovë, banorët përballen me ujë në garazhe sa herë ka reshje shiu

Irlanda kalon në epërsi ndaj Kosovës me penallti pas kartonit të kuq të Hajrizit

Irlanda kalon në epërsi ndaj Kosovës me penallti pas kartonit të kuq të Hajrizit

Kilaj pas lirimit: Vendimi i sotëm ishte padrejtësia e radhës e gjykatës

Kilaj pas lirimit: Vendimi i sotëm ishte padrejtësia e radhës e gjykatës

Nis ndeshja Irlandë-Kosovë, dardanët kërkojnë pikën vendimtare në Dublin

Nis ndeshja Irlandë-Kosovë, dardanët kërkojnë pikën vendimtare në Dublin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën