Shqipe Mehmeti-Selimi ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, lidhur me veprat penale kundër administrimit të drejtësisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mehmeti-Selimi e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe të papranueshëm, duke e krahasuar me dënimet e shqiptuara më herët ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe personave të tjerë.
Ajo ka theksuar se përpjekjet për drejtësi duhet të vazhdojnë edhe në fazat e tjera të procedurave gjyqësore.
“Ne presim dhe duhet të vazhdojmë të luftojmë për drejtësi edhe në fazat e tjera gjyqësore”, ka shkruar ajo.
Në reagimin e saj, Mehmeti-Selimi ka përmendur edhe lirimin e Isni Kilajt, të cilit i ka uruar shpalljen e pafajësisë, duke i shprehur urime edhe familjes së tij.








