Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes tragjike të dy të rinjve nga kjo komunë, Leart Morinës nga Sopniqi dhe Berhan Zekës nga Pataqani i Poshtëm, të cilët humbën jetën në një aksident komunikacioni në Gjermani.
Latifi, përmes një mesazhi publik, ka shprehur dhimbjen për humbjen e dy të rinjve, duke u solidarizuar me familjet Morina dhe Zeka në këto momente të rënda.
Në emër të tij personal dhe të Komunës së Rahovecit, ai u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe miqve të viktimave.
“Learti dhe Berhani pushofshin në paqe!”, ka shkruar Latifi në mesazhin e tij të ngushëllimit.




