TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Skandali në BE – “Oj Kosovo, Kosovo” – çfarë mesazhi ka kënga nacionaliste serbe?

Por, cili është mesazhi që e përmban kjo këngë nacionaliste serbe, e cila u lejua të luhej para syve të udhëheqësve politik të nivelit të lartë nga vendet anëtare të BE-së në forumin i cili vet synon të nxisë dialogun dhe bashkëpunimin mes vendeve që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

by Doresa Geci
10 minuta ago
0 0
A A

Përfaqësuese të vendeve të ndryshme të Evropës u mblodhën të dielën në Bruksel.

Krejt kjo në kuadër të mbrëmjes hapëse të Forumit për Zgjerim nga Komisioni Evropian.

Por, vëmendjen e të gjithëve, e mori melodia e këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”,

Këtë melodi para syve të udhëheqësve politik të nivelit të lart nga vendet anëtare të BE-së, zgjodhi ta luante Grupi Slloven “Kapobanda”.

Madje, sikur të mos mjaftonte melodia e këngës, në ekran shfaqej edhe teksti përmes të cilit pretendohet se Kosova është tokë serbe.

E Profesori universitar, Milazim Krasniqi, shpjegon mesazhin që bartë kjo këngë.

“Mesazhi i atij teksti është tipik brenda mitit serb për Kosovën, Kosova  si Jerusalem serb dhe si ëndërr e kthimit hakmarrës në Kosovë, pra nga kjo pikëpamje ajo është një skandal dhe jam i bindur që nuk është i rastësishëm por është i planifikuar i konceptuar si mesazh për Qeverinë e re të Serbisë, për listës studentore e ka pasur përkrahjen dhe financimin e BE-së dhe sigurisht kjo tregon që ne mund të kemi shumë probleme në të ardhmen edhe për faktin që edhe në procesin e dialogut BE asnjëherë Kosovën nuk e trajton si palë të barabartë me Serbinë”, ka thënë Krasniqi.

Vet Forumi për Zgjerim, synon t’i forcojë lidhjet ekonomike, politike e shoqërore edhe mes vendeve kandidate për anëtarësim në BE.

Por, një gjë e tillë, sipas etnomuzikologut, nuk arrihet nëse edhe në vende të tilla lejohen interpretimet e këngëve të tilla.

“Interpretimi i kësaj këngë gjatë forumit të zgjerimit të BE-së mund të shihet si një formë  e papranueshme e provokimit dhe promvimit të mesazheve nacionaliste, pavarësisht nëse ky ka qenë  qëllimi i organizatorëve aq më tepër  një formë e tilllë synon afrimin dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve e jo rikthimin e narrativa që synojnë historikisht kanë nxitur konflikte ndërmjet tyre”, tha Munishi.

Ndërsa analisti, Blerim Burjani, e quan skandal atë që ndodhi në ngjarjen ku nikoqire është vet komisionerja për zgjerim, Marta Kos.

“Është një përgjegjës politike e BE-së, pastaj teknika administrative dhe protokollare e dyta mendoj që nuk është i involove BE-ja por teknika administrative e cila ka bërë një lëshim që mund të jetë edhe teknik  por është e papranueshme për neve, pa marrë parasysh BE-ja është organizatori është dashtë me dhanë dhe duhet të jap përgjegjësi pse ka ndodh një rast i tillë  kur lëshohet një kënge kundër një shteti që është absurd dhe është një skandal i paparë deri me tani ne BE”, theksoj Burjani.

Për këtë skandal, vet komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, fajin ua la muzikantëve, teksa shprehi keqardhje për atë që ndodhi.

Ndërsa më vonë, një zëdhënës nga Komisioni Evropian, tha se kënga në fjalë është përzgjedhur nga vet grupi muzikor dhe se nuk u miratua nga Komisioni Evropian.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Skandali në kryeqendrën evropiane – Marta Kos mjaftohet me keqardhje, thotë se fajin e kanë muzikantët

Skandali në kryeqendrën evropiane – Marta Kos mjaftohet me keqardhje, thotë se fajin e kanë muzikantët

Aksioni antidrogë në Vërmicë – Vdes 26-vjeçarja, dyshohet se gëlltiti një qese me narkotikë

Aksioni antidrogë në Vërmicë – Vdes 26-vjeçarja, dyshohet se gëlltiti një qese me narkotikë

Si ishte krijuar emri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një mbledhje të LPK-së në Zvicër, më 17 nëntor 1994?

Si ishte krijuar emri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një mbledhje të LPK-së në Zvicër, më 17 nëntor 1994?

Ministri irlandez: Mosnjohja e Kosovës nga disa shtete të BE-së, sfidë për vendin

Tensione në ditën e 170-të të protestës në Tiranë, qytetarët përplasen me forcat e policisë

Tensione në ditën e 170-të të protestës në Tiranë, qytetarët përplasen me forcat e policisë

AUV paralajmëron ndëshkime për shitjen dhe therjet ilegale të kafshëve

AUV kthen në kufi 27 tonë misër nga Serbia, analizat zbulojnë tejkalim të aflatoksinës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën