TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aksioni antidrogë në Vërmicë – Vdes 26-vjeçarja, dyshohet se gëlltiti një qese me narkotikë

Operacioni antidrogë që nisi me ndalimin e një veture në kufirin Kosovë–Shqipëri, përfundoi me një ngjarje tragjike. Një 26 vjeçare, e shoqëruar në polici si e dyshuar, ndërroi jetë pasi gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua papritur.

by Jona Kelmendi
19 minuta ago
0 0
A A

Në Kosovë tentuan të hynin përmes pikës kufitare në Vërmicë.

Por një gjë e tillë nuk përfundoi ashtu siç e kishin planifikuar.

Një 26 vjeçare dhe një 48 vjeçar u ndaluan nga Policia e Kosovës gjatë një aksioni antidrogë

Në veturën që po udhëtonin u gjetën mbi 100 gramë substancë e dyshuar si kokainë.

Krejt rasti mori një rrjedhë tjetër pas ndalimit të tyre.

26-vjeçarja që ndodhej në veturë dyshohet se kishte gëlltitur një qese me narkotikë.

Gjatë fillimit të intervistimit të së dyshuarës, në prani të avokatit mbrojtës, asaj i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Ajo u dërgua për kontroll në Spitalin e Prizrenit, por disa orë më vonë u kthye sërish në Emergjencë, pa shenja jete.

“Pacientja ka qenë në gjendje stabile shëndetësore dhe, pas vlerësimit mjekësor, është liruar nga emergjenca. Rreth orës 00:45, e njëjta paciente është sjellë sërish në Shërbimin e Emergjencës, nga ekipi i Urgjencës dhe nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, pa shenja vitale”,  kanë njoftuar nga Spitali i Prizrenit.

Ndërkaq bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit është bastisur edhe shtëpia e 46 vjeçarit.

“Vërmicë, është ndaluar vetura BMË me targa lokale, në të cilën gjendeshin dy persona të dyshuar, një mashkull dhe një femër shtetas kosovarë. Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur dhe konfiskuar 105.7 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, dy fishekë të kalibrit 9×19 mm, dhe dy telefona celularë. Personat e dyshuar janë të njohur për Policinë, ku me urdhër të prokurorit kompetent është bastisur shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar, me ç‘rast është gjetur dhe është konfiskuar një detektor për identifikimin e GPS dhe kamerave”, kanë njoftuar nga Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i 26-vjeçares është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Ndërkohë, hetimet për substancën e dyshuar narkotike të sekuestruar në Vërmicë po vazhdojnë nga njësia e antidrogës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy të rinj nga Rahoveci humbin jetën në aksident trafiku në Gjermani, reagon Smajl Latifi

Spanja thotë se nuk do të jetë pengesë për afrimin e Kosovës me BE-në

Spanja thotë se nuk do të jetë pengesë për afrimin e Kosovës me BE-në

Skandali në kryeqendrën evropiane – Marta Kos mjaftohet me keqardhje, thotë se fajin e kanë muzikantët

Skandali në kryeqendrën evropiane – Marta Kos mjaftohet me keqardhje, thotë se fajin e kanë muzikantët

Skandali në BE – “Oj Kosovo, Kosovo” – çfarë mesazhi ka kënga nacionaliste serbe?

Skandali në BE – “Oj Kosovo, Kosovo” – çfarë mesazhi ka kënga nacionaliste serbe?

Dy të rinj nga Rahoveci humbin jetën në aksident trafiku në Gjermani, reagon Smajl Latifi

Spanja thotë se nuk do të jetë pengesë për afrimin e Kosovës me BE-në

Spanja thotë se nuk do të jetë pengesë për afrimin e Kosovës me BE-në

Skandali në kryeqendrën evropiane – Marta Kos mjaftohet me keqardhje, thotë se fajin e kanë muzikantët

Skandali në kryeqendrën evropiane – Marta Kos mjaftohet me keqardhje, thotë se fajin e kanë muzikantët

Skandali në BE – “Oj Kosovo, Kosovo” – çfarë mesazhi ka kënga nacionaliste serbe?

Skandali në BE – “Oj Kosovo, Kosovo” – çfarë mesazhi ka kënga nacionaliste serbe?

Aksioni antidrogë në Vërmicë – Vdes 26-vjeçarja, dyshohet se gëlltiti një qese me narkotikë

Aksioni antidrogë në Vërmicë – Vdes 26-vjeçarja, dyshohet se gëlltiti një qese me narkotikë

Si ishte krijuar emri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një mbledhje të LPK-së në Zvicër, më 17 nëntor 1994?

Si ishte krijuar emri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një mbledhje të LPK-së në Zvicër, më 17 nëntor 1994?

Ministri irlandez: Mosnjohja e Kosovës nga disa shtete të BE-së, sfidë për vendin

Ministri irlandez: Mosnjohja e Kosovës nga disa shtete të BE-së, sfidë për vendin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën