Sipas tij, ky takim i mbajtur mund t’i largojë dyshimet që opozita ka pasur për Kurtin.
“Opozita tashmë duhet të presë veprime konkrete, ata duhet të kërkojnë çfarë u bisedua në takimin e Kurtit dhe Osmanit me Blinken. Ky takim në një farë mënyre i ka larguar të gjitha ato dyshime që i ka pasur opozita për Kurtin dhe kjo është pozitive. Munden kushtimisht ta akuzojnë Kurtin por është dashur ta përgëzojnë kryeministrin. Kjo pasi që kryeministri e përfaqëson zyrën e Republikës së Kosovës”, tha Arifi në emisionin “Këndi i Debatit” për Tëvë1.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka quajtur të dobishëm për raportet me SHBA-në takimin me sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken në Uashington.
Ndërsa presidentja Vjosa Osmani ka thënë se qëndrimi amerikan sa i përket dialogut Kosovë – Serbi në Bruksel është që ky proces të përfundojë me njohje reciproke, gjë e cila u konfirmua edhe gjatë takimit me sekretarin Blinken.