TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​​Ymeri dhe Rizvanolli debatojnë në Kuvend për energjinë elektrike

by Teve1
18 minuta ago
0
A A
​​Ymeri dhe Rizvanolli debatojnë në Kuvend për energjinë elektrike

Gjendja në sektorin e energjisë elektrike, importi i rrymës, menaxhimi i KEK-ut dhe marrëveshja për “Elektroserverin” kanë qenë në qendër të debatit në Kuvendin e Kosovës, ku deputetja e LDK-së Janina Ymeri dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë shkëmbyer akuza dhe kundërpërgjigje.

Ymeri ka kritikuar qeverinë për gjendjen në sektorin e energjisë, duke përmendur importin e energjisë elektrike dhe shpenzimet për të.

Sipas saj, në periudhën nga ora 17:00 deri në 18:00 ishte planifikuar importi i 275 megavatëve, me çmim mesatar prej 162 eurosh për megavat, që i bie mbi 46 mijë euro për vetëm një orë.

“Sa për gjendjen elektroenergjetike sot, importin nga ora 17:00 deri në 18:00, është planifikuar 275 MË dhe çmimi mesatar është 162 euro, pra për momentin që ne flasim, dhe dikush pallavra, dikush të vërtetën, na kushton ora që duhet të jetë me çmim mesatar mbi 46 mijë euro. Vetëm për këtë orë që po flasim ne. Kjo është edhe gjendja mbas 6 vjet qeverisje, në sektorin e elektroenergjetikës”, tha Ymeri.

Ymeri ka kritikuar menaxhimin e KEK-ut, duke përmendur punësimin e 777 personave gjatë vitit 2025, rënien e fitimit dhe të prodhimit të energjisë si dhe realizimin e pjesshëm të investimeve kapitale. Ajo ka ngritur edhe çështjen e sigurisë në punë pas vdekjes së katër punëtorëve si dhe ka akuzuar për manipulime në tregun e energjisë, duke përmendur disa kompani dhe persona. Ajo kritikoi edhe marrëveshjen për “Elektroseverin” dhe furnizimin me energji në veri.

Në anën tjetër, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i është përgjigjur kritikave për “Elektroseverin”.

“Është e vërtetë që e kemi finalizuar marrëveshjen në 2022, mirëpo kjo është e bazuar në një marrëveshje të cilën na nuk e kemi dashtë të vitit 2013, mirëpo as atë nuk keni qenë në gjendje me realizu. Është dashur me ardhur ne pas 11 vjetëve edhe me filluar faturimi edhe me filluar pagesa atje”, tha Rizvanolli.

Ministrja i është përgjigjur edhe deputetit Burim Ramadani, duke krahasuar ndërprerjet e energjisë elektrike gjatë vitit 2018 me ato të vitit 2025.

“Pra, 110 orë ka qenë SAIDI, koha mesatare e orëve që një familje kosovare nuk ka pasur rrymë në 2018. Në 2025, vlerësimi është 60, pra gati gjysma e kësaj”, tha ministrja.

Debati është zhvilluar në një kohë kur mbahen protesta të punëtorëve të KEK-ut, ndërsa çështjet e importit, prodhimit, investimeve dhe menaxhimit të sektorit të energjisë kanë nxitur përplasje midis pushtetit dhe opozitës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Votohen marrëveshjet ndërkombëtare, Gërvalla: Ato forcojnë zbatimin efektiv të ligjit

Votohen marrëveshjet ndërkombëtare, Gërvalla: Ato forcojnë zbatimin efektiv të ligjit

Reshitaj: Ministria e Shëndetësisë ka buxhet, por po keqmenaxhohet

Reshitaj: Ministria e Shëndetësisë ka buxhet, por po keqmenaxhohet

Deputetja Haxhiu paralajmëron shtrenjtim të rrymës deri në 20%

Deputetja Haxhiu paralajmëron shtrenjtim të rrymës deri në 20%

Përplasje në Kuvend për energjinë: PDK kërkon përgjegjësi, Rizvanolli mbron tarifat

​Kosova nikoqire e xhudistëve nga Evropa në turneun “Adem Jashari”

​Kosova nikoqire e xhudistëve nga Evropa në turneun “Adem Jashari”

​​Ymeri dhe Rizvanolli debatojnë në Kuvend për energjinë elektrike

​​Ymeri dhe Rizvanolli debatojnë në Kuvend për energjinë elektrike

Deputetja Haxhiu paralajmëron shtrenjtim të rrymës deri në 20%

Deputetja Haxhiu paralajmëron shtrenjtim të rrymës deri në 20%

Përplasje në Kuvend për energjinë: PDK kërkon përgjegjësi, Rizvanolli mbron tarifat

Përplasje në Kuvend për energjinë: PDK kërkon përgjegjësi, Rizvanolli mbron tarifat

​Ministri Hoti mohon se u është hequr statusi i dëshmorit Ahmet Krasniqit, Fehmi Aganit e të tjerëve

​Ministri Hoti mohon se u është hequr statusi i dëshmorit Ahmet Krasniqit, Fehmi Aganit e të tjerëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën