TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Etrit Berisha del kundër vendimit të FSHF-së, për natyralizimin e portierit italian

by Teve1
17 minuta ago
0
A A
Etrit Berisha del kundër vendimit të FSHF-së, për natyralizimin e portierit italian

Etrit Berisha ka folur pas ndeshjes së fituar së Kombëtares me rezultatin 2-0 ndaj Finlandës. Portieri i Kombëtares ishte i pakalueshëm. Në fund pati kritika për vendimin e FSHF-së, që po punon për të afruar portierin italian Elia Kaprile.

“Unë mendoj që çdo ndeshje ka historinë e vet. Po ashtu edhe gabimet janë pjesë e lojës. Nuk është as i pari dhe as i fundit besoj. Nuk jam i vetmi që bëj kështu gabimi. Me siguri ishte një rast që e kondicionoi shumë ndeshjen. Dhe kjo gjithsesi ishte një histori tjetër. Duhet të fokusohemi vetëm për 3 pikët, që është edhe qëllimi ynë që të kualifikohemi si të parët.

Mendoj se kemi me të vërtetë kualitet. Është një miks i bukur i lojtarëve më me eksperiencë dhe lojtarë të rinj, që janë duke u futur dhe duke dhënë një kontribut jashtëzakonisht të mirë. Sot dua të veçoj edhe Hasën që më pëlqeu shumë kur hyri, solli një freski. Dhe të gjithë lojtarët e tjerë që u futën. Mendoj se është shumë me rëndësi që edhe në klubet ku jemi të luajmë. Kjo do të na japë me të vërtetë një shtytje shumë të madhe edhe këtu. Edhe fizikisht duhet të jemi sa më mirë. Teknikisht mund të jemi një skuadër shumë e fortë dhe që do të bëjë gjëra të bukura.

Kaprile? Mendoj se për Shqipërinë dhe Kombëtaren tonë si është, mendoj se duhet t’i jepet fokus lojtarëve shqiptar apo të paktën atyre që kanë kontribuar në Shqipëri apo që janë rritur. Përndryshe do i prishet edhe vetë… Kombëtarja nuk do e ketë atë vlerësimin, fillon e merr lojtarë nga jashtë. Nëse janë lojtarë që kanë kontribuar në një mënyrë apo tjetër, apo nëse janë shqiptar, apo kanë pasur prindër, është diçka ndryshe. Kjo mendoj më shumë i paraqet problemet e futbollit shqiptar mbi të gjitha se gjërat e tjera.

Pritja vendimtare? Ishte e rëndësishme. Pasi ishim në një moment dhe e dinim se janë të rrezikshëm shumë në goditje standarde. Na bënë dy gola në herën e kaluar. Ishte goditje dhe situatë që mund të ndryshonte rrjedhën e lojës. Isha aty dhe më vjen mirë që kontribuova për ekipin. Duhet të vazhdojmë kështu.

Bjellorusi? Me siguri që për ne është shumë e rëndësishme që të përgatitemi sa më mirë. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Gjithsesi pa tifozë do jetë ndoshta ndeshje e barabartë, por kjo nuk na kondicionon neve për të luajtur një lojë ndryshe apo një lojë të cilën nuk kemi dëshirë që ta bëjmë. Ne jemi të fokusuar që të dalim të parët dhe kjo është gjëja që vlen më shumë”, u shpreh Berisha për “SuperSport”.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kombëtarja e Izraelit në Kosovë, masa të shtuara të sigurisë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, shkaktohen kolona

Kombëtarja e Izraelit në Kosovë, masa të shtuara të sigurisë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, shkaktohen kolona

Dy lojtarë të Izraelit, në dyshim për duelin me Kosovën

Dy lojtarë të Izraelit, në dyshim për duelin me Kosovën

Xhudistja Fatjona Kasapi mposht serben Stojadinov

Xhudistja Fatjona Kasapi mposht serben Stojadinov

Po vjen Luta, po vjen Luta… Lutfi Dalipi është i Kosovës

Po vjen Luta, po vjen Luta… Lutfi Dalipi është i Kosovës

​KPK shpall konkurs për katër prokurorë në Speciale, kërkesa ishte për shtatë

​KPK shpall konkurs për katër prokurorë në Speciale, kërkesa ishte për shtatë

“Liza” deklarohet i pafajshëm për pjesëmarrjen në vrasjen e Triumf Rizës : Jam i pafajshëm, kërkoj vendim të bazuar në prova dhe ligj

“Liza” deklarohet i pafajshëm për pjesëmarrjen në vrasjen e Triumf Rizës : Jam i pafajshëm, kërkoj vendim të bazuar në prova dhe ligj

Një marrëveshje me Belgjikën dhe tri me Suedinë ratifikohen në Kuvend

Një marrëveshje me Belgjikën dhe tri me Suedinë ratifikohen në Kuvend

Etrit Berisha del kundër vendimit të FSHF-së, për natyralizimin e portierit italian

Etrit Berisha del kundër vendimit të FSHF-së, për natyralizimin e portierit italian

Kombëtarja e Izraelit në Kosovë, masa të shtuara të sigurisë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, shkaktohen kolona

Kombëtarja e Izraelit në Kosovë, masa të shtuara të sigurisë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, shkaktohen kolona

Kuvendi ratifikon marrëveshjen për ekstradim ndërmjet Kosovës dhe Suedisë

Kuvendi ratifikon marrëveshjen për ekstradim ndërmjet Kosovës dhe Suedisë

Dy lojtarë të Izraelit, në dyshim për duelin me Kosovën

Dy lojtarë të Izraelit, në dyshim për duelin me Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën