Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për ekstradim.
Projektligji për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje është miratuar me 81 vota për, ndërsa asnjë deputet nuk ka votuar kundër apo nuk është deklaruar abstenues.
Votimi është zhvilluar gjatë vazhdimit të seancës plenare, e cila ishte ndërprerë një ditë më parë, të enjten.
Lidhur me këtë pikë të rendit të ditës, para deputetëve kishte raportuar edhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla.
Me ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, Kosova dhe Suedia vendosin bazën për bashkëpunim në fushën e ekstradimit, në përputhje me dispozitat e saj.








