TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lewis Hamilton nga Rafah: Izraeli duhet të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare

by teve1
18 minuta ago
0
A A
Lewis Hamilton nga Rafah: Izraeli duhet të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton, e ka cilësuar si “të tmerrshëm” gjenocidin e Izraelit në Gaza, duke i bërë thirrje që të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në enklavën palestineze, pas vizitës së tij në pikën kufitare Rafah, në Egjipt.

“Tre vitet e fundit të gjenocidit të Izraelit në Gaza janë të tmerrshme”, shkroi ai në Instagram, duke kritikuar mohimin e lirisë, sigurisë dhe dinjitetit të palestinezëve.

“Asnjë qenie njerëzore nuk duhet të trajtohet sikur jeta e saj ka më pak vlerë”, theksoi ai.

Hamilton vizitoi të martën anën egjiptiane të pikëkalimit kufitar Rafah dhe depot e ndihmave të Gjysmëhënës së Kuqe Egjiptiane në El Arish, ku u informua për përgatitjet dhe koordinimin e dërgesave humanitare drejt Gazës.

Duke përshkruar vizitën, Hamilton tha se kishte parë mure që shtriheshin për kilometra të tëra, të ndërtuara për t’i mbajtur palestinezët të izoluar.

“Qëndroja aty, jashtë asaj që ngjante me një burg të hapur, gjithçka që mund të mendoja ishte se si të hyja brenda për të ndihmuar”, shkroi ai.

Hamilton tha se kamionët me ushqime qëndronin të rreshtuar, të gatshëm për të hyrë në Gaza, por shpesh pengoheshin të kalonin ose përballeshin me vonesa të gjata.

“Shoferi i parë në radhë, me të cilin bisedova, kishte pritur tashmë më shumë se 12 orë”, tregoi ai.

Në një qendër logjistike aty pranë, Hamilton vlerësoi përpjekjet e punonjësve humanitarë, por tha se kishte parë edhe raste kur furnizimet jetike refuzoheshin për arsye që ai i cilësoi si “absurde”.

Ndër artikujt e refuzuar, ai përmendi thasët e gjumit, kutitë e ndihmës së parë, pajisjet mjekësore, karrocat për personat me aftësi të kufizuara, madje edhe topat e futbollit të destinuar për fëmijët.

“Izraeli duhet t’i përmbushë detyrimet e tij sipas marrëveshjes së armëpushimit dhe të lejojë hyrjen e kamionëve me ndihma. Nuk ka asnjë justifikim”, deklaroi ai.

Hamilton u bëri gjithashtu thirrje njerëzve që të vazhdojnë t’i kushtojnë vëmendje vuajtjeve të palestinezëve dhe ta shndërrojnë ndjenjën e pafuqisë në veprim konkret.

“E di që shumë njerëz ndihen po njësoj të pafuqishëm. E ndiejnë të njëjtën nevojë për të bërë diçka, në vend që vetëm të shikojnë”, shkroi ai.

“Nuk dua që të mësohemi me vuajtjet e tyre. Nuk dua që të mbyllim sytë para asaj që po ndodh.”

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë

Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë

Spanja miraton masa të reja për frenimin e krizës së strehimit pas grevës dhe protestave masive

Spanja miraton masa të reja për frenimin e krizës së strehimit pas grevës dhe protestave masive

Jep dorëheqje drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang

Jep dorëheqje drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang

Nufi në forumin e NATO-s në Oslo: Integrimi i Kosovës në Aleancë, domosdoshmëri strategjike

Nufi në forumin e NATO-s në Oslo: Integrimi i Kosovës në Aleancë, domosdoshmëri strategjike

Ambasada Gjermane i bashkohet shqetësimeve të BE-së për Ligjin për Specialen

Ambasada Gjermane i bashkohet shqetësimeve të BE-së për Ligjin për Specialen

Kurti takon Rutten: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i kontribuon paqes në rajon dhe Evropë

Kurti takon Rutten: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i kontribuon paqes në rajon dhe Evropë

Lewis Hamilton nga Rafah: Izraeli duhet të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare

Lewis Hamilton nga Rafah: Izraeli duhet të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare

Bashkimi Evropian i bën thirrje KPK-së të zbatojë plotësisht reformën

Zyra e BE-së në Kosovë: Të shqetësuar me votimin e mundshëm nesër në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara

Dardanët vazhdojnë përgatitjet intensive në “Fadil Vokrri”

Dardanët vazhdojnë përgatitjet intensive në “Fadil Vokrri”

Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë

Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë

Pacolli takohet me ministrin turk, diskutohet ndërtimi i pesë digave strategjike në Kosovë

Pacolli takohet me ministrin turk, diskutohet ndërtimi i pesë digave strategjike në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën