TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“O shteti im, o pushtetar a keni sy me na pa?” – poezia e dhimbshme e fëmijës me Sindromën Down pasi u dëmtua qendra në Ferizaj

Dëmtimet në objekt kanë bërë që Qendra e Down Syndrome Kosova në Ferizaj të ndërpresë punën. Prindërit dhe drejtuesit e organizatës po kërkojnë zgjidhje, pasi hapësira ku zhvilloheshin terapitë është bërë e papërshtatshme për shfrytëzim.

by Adea Mustafaj
9 minuta ago
0 0
A A

Nënë e bijë po largohen nga kjo qendër në Ferizaj.

Por, kësaj radhe pa e marrë shërbimin për të cilin kanë nevojë.

Kjo pasi që Qendra e “Down Syndrome Kosova” në Ferizaj ka tri ditë që nuk është funksionale.
Kjo meqë të hënën, një pjesë e tavanit të objektit u shemb.

E shkak për këtë, dyshohet të jetë shpërthimi i kanalizimit.

E kjo gjendje ka shqetësuar prindërit, të cilët i kanë fëmijët në këtë qendër.

“Po, normal për neve është shqetësuese dhe shumë e dhimbshme domethënë ta shohim qendrën në këtë gjendje, sepse që e treta ditë është që fëmijët tonë kanë mbetur pa shërbime dhe ne prej dje domethënë kemi lajmëruar të gjithë domethënë komunën edhe të gjitha organet, mirëpo fatkeqësisht, sot kanë ardhur dhe kanë larguar prej qendrës mjetë gjërat që kanë qenë këtu në korridor, të janë dëmtuar prej kanalizimit, dhe presim që do të ketë reagim edhe do të ketë zgjidhje për fëmijët tonë, sepse tani për tani janë pa shërbime dhe është në dëm të tyre”, ka thënë Shaqiri Sejdiu.

Problemet e fundit në këtë qendër, i kanë mërzitur edhe fëmijët.

Për këtë, Sumeja Sejdiu, ka një kërkesë për institucionet.

“O shteti im, o pushtetar a keni sy neve me na pa? Pse se ktheni koken e të na shkolloni, të hapni aktivitete e të na lehtësoni…O shteti im kam nevoj për përkrahje edhe për respekt. Na ndihmoni mos na lini vetë”, ka thënë Sejdiu.

Të shqetësuar të mërkurën, u shprehen edhe prindërit e tjerë.

“Dhe në rast se ky problem nuk zgjidhet në vazhdimësi, seancat dhe qendra në Ferizaj do të mbyllet krejt. Ne si prind jemi 100% të dakorduar që mos t’i maltretojmë fëmijët, se atje boll janë të maltretuar që kanë ardhur në këtë botë në gjendjen që janë”, u shpreh një prind.

Problemet brenda objektit, sipas prindërve, nuk janë te vetmet që po i shqetesojne.

“Vlen të ceket se këtu përreth është bërë një domethënë rrezik për fëmijët tonë, përdoret narkotik, përdoren domethënë vijnë njerëz të pandërgjegjshëm dhe ka ndodhur shpeshherë që është dashur me i thirrur policinë sepse kanë ardhur pa dashur me i gjykuar ose sepse ata secili e di kur ka vendin e vetë. Mirëpo normal që na duhet me marrë masa sepse rrezikohen edhe fëmijët edhe punëtorët këtu”, u shpreh edhe një prind tjetër.

Problemet brenda dhe jashtë objektit, i ka pranuar edhe drejtoresha “Down Syndrome Kosova”, Sebahate Hajdini – Beqiri.

Kjo e fundit, thotë se për këto probleme, i janë drejtuar Komunës së Ferizajt.

“Në afërsi të këtij objekti është edhe një poligon që shfrytëzohet për gjuajtje armësh, i cili është i licensuar. Mirëpo para sa dite ka ndodhur edhe një shpërthim në këtë poligon, që ai shpërthim ka ndikuar që me lëviz edhe tavanin e objektit ku është qendra. Ne në vazhdimësi që tre vite i kemi adresuar kërkesa me shkrim, kemi realizuar takime me përfaqësues të komunës, përfshirë dhe kryetarin e komunës, për t’i adresuar kërkesën tonë që kemi nevojë me ndërru”, tha Hajdini Beqiri.

Për këtë cështje, Tëvë1 ka pyetur edhe në Komunën e Ferizajt.

Nga kjo komunë, në një përgjigje përmes telefonit, i kanë thënë televizionit se aktualisht nuk kanë ndonjë objekt në pronësi që mund t’i ofrohet kësaj qendre.

Ndërsa sa i përket problemeve të fundit, thonë se komuna ka intervenuar menjëherë përmes kompanisë së mirëmbajtjes për pastrimin e hapësirës nga ujërat e zeza.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ambasadori i ri i ShBA-së në Kosovë, mirëpritet emërimi i tij, kërkohet angazhim në dialogun strategjik

Ambasadori i ri i ShBA-së në Kosovë, mirëpritet emërimi i tij, kërkohet angazhim në dialogun strategjik

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

I kërkohet të mos punojë në një objekt në Prizren, detaje se si pesë shtetas turq dyshohet se mbajtën peng një person për 12 orë

225 mijë euro fatura e rrymës – Ankohet biznesmeni nga Prizreni, kërkon ndërhyrjen e qeverisë

225 mijë euro fatura e rrymës – Ankohet biznesmeni nga Prizreni, kërkon ndërhyrjen e qeverisë

Presidentja Shiroka Pula: Sistemi shëndetësor i fortë është themel i një shteti të fortë

Presidentja Shiroka Pula: Sistemi shëndetësor i fortë është themel i një shteti të fortë

Ambasadori i ri i ShBA-së në Kosovë, mirëpritet emërimi i tij, kërkohet angazhim në dialogun strategjik

Ambasadori i ri i ShBA-së në Kosovë, mirëpritet emërimi i tij, kërkohet angazhim në dialogun strategjik

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

I kërkohet të mos punojë në një objekt në Prizren, detaje se si pesë shtetas turq dyshohet se mbajtën peng një person për 12 orë

“O shteti im, o pushtetar a keni sy me na pa?” – poezia e dhimbshme e fëmijës me Sindromën Down pasi u dëmtua qendra në Ferizaj

“O shteti im, o pushtetar a keni sy me na pa?” – poezia e dhimbshme e fëmijës me Sindromën Down pasi u dëmtua qendra në Ferizaj

225 mijë euro fatura e rrymës – Ankohet biznesmeni nga Prizreni, kërkon ndërhyrjen e qeverisë

225 mijë euro fatura e rrymës – Ankohet biznesmeni nga Prizreni, kërkon ndërhyrjen e qeverisë

Sony rikthen kufjet ikonike të vitit 1979

Sony rikthen kufjet ikonike të vitit 1979

“Këndi i debatit”- 11.11.2026

“Këndi i debatit”- 11.11.2026

Presidentja Shiroka Pula: Sistemi shëndetësor i fortë është themel i një shteti të fortë

Presidentja Shiroka Pula: Sistemi shëndetësor i fortë është themel i një shteti të fortë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën