Kombëtarja U17 e Kosovës ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen e parë të raundit të parë të Ligës B kualifikuese për Evropianin 2027.
Në duelin e Grupit 12, të luajtur në Kroaci, Kosova U17 pësoi me shifrat 8:1 nga Belgjika, ku golin e nderit për “Dardanët” e rinj, e shënoi Arlind Thaqi.
Ndeshjen e dytë, Kosova U17 e luan të shtunën ndaj Kroacisë kurse të fundit në grup kundër Letonisë, më 17 nëntor.
Ndërkohë, të mërkurën ka luajtur edhe Kosova U19 pësoi 2:0 nga Belgjika në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës A kualifikuese për Euro 2027.
Ky turne po zhvillohet në Skoci, ku Kosova ndeshjen e radhës e luan të shtunën ndaj kombëtares skoceze.










