TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​IKD: Ministria e Drejtësisë të zgjasë afatin e konsultimit publik për Projektkodin Civil

by Tëvë1
8 minuta ago
0
A A
IKD: Konstituimi i Kuvendit, obligim kushtetues për të kthyer stabilitetin institucional

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka shprehur shqetësimin lidhur me afatin e shkurtër të konsultimit publik për Projektkodin Civil të Republikës së Kosovës. Andaj, i ka bërë thirrje Ministrisë së Drejtësisë që ta zgjasë afatin e konsultimit publik për të paktën 30 ditë kalendarike, të sigurojë shqyrtim substancial të komenteve dhe të organizojë diskutime gjithëpërfshirëse me profesionistët dhe institucionet relevante.

Sipas IKD-së, MD-ja publikoi dokumentin për konsultim publik më 27 tetor 2026, duke caktuar 16 nëntorin 2026 si afat përfundimtar për dorëzimin e komenteve, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Kështu, për një nga aktet më të rëndësishme dhe më voluminoze të sistemit juridik të Kosovës, janë lënë në dispozicion vetëm 15 ditë pune për konsultim publik”, thuhet në reagim.

Sipas IKD-së, për nga rëndësia, përmbajtja dhe vëllimi, Projektkodi Civil nuk mund të trajtohet njësoj sikurse projektaktet e zakonshme

“Shqyrtimi i tij kërkon analizë të thelluar juridike, krahasim me legjislacionin ekzistues, standardet kushtetuese dhe ndërkombëtare, si dhe vlerësim të pasojave praktike që dispozitat e propozuara do të prodhojnë për qytetarët dhe institucionet”, thekson IKD.

Bazuar në këto, IKD vlerëson se afati i përcaktuar nga MD është objektivisht i pamjaftueshëm për një konsultim cilësor dhe gjithëpërfshirës.

“IKD mbështet nevojën për miratimin sa më të shpejtë të Kodit Civil, përfshirë përmbushjen e obligimeve që burojnë nga Agjenda e Reformave. Megjithatë, afatet e përcaktuara në programet qeveritare apo në angazhimet ndërkombëtare nuk duhet të shërbejnë si arsyetim për kufizimin e konsultimeve publike dhe cenimin e cilësisë së legjislacionit. Miratimi i nxituar i një kodi të kësaj rëndësie mund të prodhojë dispozita të paqarta, kundërthënëse dhe probleme afatgjata në zbatimin e tyre”, thuhet në reagim.

Njëkohësisht, IKD i kërkon Qeverisë që ta harmonizojë programin legjislativ me procedurat e detyrueshme dhe të rishqyrtojë kufizimin prej 30 ditësh për konsultimin e akteve veçanërisht komplekse.

Komunikata e plotë:

“Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) shpreh shqetësimin lidhur me afatin e shkurtër të konsultimit publik për Projektkodin Civil të Republikës së Kosovës. Ministria e Drejtësisë (MD) ka publikuar këtë dokument për konsultim publik më 27 tetor 2026, duke caktuar 16 nëntorin 2026 si afat përfundimtar për dorëzimin e komenteve. Kështu, për një nga aktet më të rëndësishme dhe më voluminoze të sistemit juridik të Kosovës, janë lënë në dispozicion vetëm 15 ditë pune për konsultim publik.

Projektkodi Civil përmban gjithsej 1,630 nene dhe synon të rregullojë pothuajse të gjitha marrëdhëniet themelore juridike civile, përfshirë marrëdhëniet e detyrimeve, pronësinë, familjen dhe trashëgiminë. Për nga rëndësia, përmbajtja dhe vëllimi, ky dokument nuk mund të trajtohet njësoj sikurse projektaktet e zakonshme. Shqyrtimi i tij kërkon analizë të thelluar juridike, krahasim me legjislacionin ekzistues, standardet kushtetuese dhe ndërkombëtare, si dhe vlerësim të pasojave praktike që dispozitat e propozuara do të prodhojnë për qytetarët dhe institucionet.

IKD vlerëson se afati i përcaktuar nga MD është objektivisht i pamjaftueshëm për një konsultim cilësor dhe gjithëpërfshirës. Nuk mund të pritet që profesionistët juridikë, institucionet e drejtësisë, universitetet, organizatat e shoqërisë civile dhe grupet e tjera të interesit të analizojnë në mënyrë substanciale 1,630 nene brenda një afati kaq të shkurtër.

Sipas nenit 51, paragrafi 2, nënparagrafi 2.2, të Rregullores (QRK) nr. 17/2024 të Punës së Qeverisë, për akte veçanërisht komplekse ose të rëndësishme, afati për dërgimin e komenteve mund të zgjatet deri në 30 ditë kalendarike. Për më tepër, neni 52, paragrafi 1.1, i kësaj rregulloreje i mundëson organit propozues zgjatjen e afatit apo ripwrswritjen e konsultimit publik kur natyra e materialit kërkon kohë më të gjatë për konsultim. Projektkodi Civil padyshim përmbush kriteret e një akti veçanërisht kompleks dhe të rëndësishëm. Për këtë arsye, IKD i kërkon MD-së që ta zgjasë afatin e konsultimit publik në të paktën 30 ditë kalendarike.

Megjithatë, IKD vlerëson se edhe afati prej 30 ditësh kalendarike është i pamjaftueshëm për konsultimin e mirëfilltë të një kodi me 1,630 nene. Në këtë drejtim, shqetësuese është se Rregullorja aktuale ka shënuar regres në raport me standardin e mëparshëm. Konkretisht, neni 9, paragrafi 1.2, i Rregullores (QRK) nr. 05/2016 për Standardet Minimale për Procesin e Konsultimit Publik, parashihte mundësinë e zgjatjes së konsultimit deri në 60 ditë kalendarike për akte veçanërisht komplekse ose të rëndësishme. Me Rregulloren e vitit 2024, kjo mundësi është përgjysmuar në vetëm 30 ditë kalendarike. Një kufizim i tillë nuk i shërben përfshirjes substanciale të publikut, veçanërisht gjatë hartimit të legjislacionit kompleks.

IKD konsideron se kjo situatë është edhe pasojë e mungesës së planifikimit të mirëfilltë legjislativ. Ministria e Drejtësisë ka pasur mundësi që, përmes një planifikimi më të mirë, ta publikojë më herët Projektkodin Civil dhe të sigurojë kohë të mjaftueshme për konsultim. Vonesat në planifikimin dhe publikimin e dokumentit nuk duhet të kompensohen duke ua kufizuar kohën qytetarëve dhe palëve të interesit për dhënien e komenteve, kufizim ky qw ndikon direkt nw cilwsinw e Projektkodit Civil.

Për më tepër, shqetësuese është mospërputhja ndërmjet Programit të Projektligjeve të Qeverisë dhe afatit të konsultimit publik. Në programin e miratuar më 6 tetor 2026, Qeveria ka përcaktuar 15 nëntorin si afat për Projektkodin Civil, ndërkohë që Ministria e Drejtësisë e ka hapur konsultimin publik deri më 16 nëntor. Është e pakuptimtë që të planifikohet procedimi i një akti përpara përfundimit të konsultimit të tij publik.

IKD mbështet nevojën për miratimin sa më të shpejtë të Kodit Civil, përfshirë përmbushjen e obligimeve që burojnë nga Agjenda e Reformave. Megjithatë, afatet e përcaktuara në programet qeveritare apo në angazhimet ndërkombëtare nuk duhet të shërbejnë si arsyetim për kufizimin e konsultimeve publike dhe cenimin e cilësisë së legjislacionit. Miratimi i nxituar i një kodi të kësaj rëndësie mund të prodhojë dispozita të paqarta, kundërthënëse dhe probleme afatgjata në zbatimin e tyre.

IKD i bën thirrje Ministrisë së Drejtësisë që ta zgjasë afatin e konsultimit publik për Projektkodin Civil në të paktën 30 ditë kalendarike, të sigurojë shqyrtim substancial të komenteve dhe të organizojë diskutime gjithëpërfshirëse me profesionistët dhe institucionet relevante. Njëkohësisht, IKD i kërkon Qeverisë që ta harmonizojë programin legjislativ me procedurat e detyrueshme dhe të rishqyrtojë kufizimin prej 30 ditësh për konsultimin e akteve veçanërisht komplekse.

Kosova ka nevojë për Kodin Civil, por mbi të gjitha ka nevojë për një Kod Civil cilësor, të harmonizuar dhe të zbatueshëm. Cilësia e një reforme kaq të rëndësishme nuk duhet të sakrifikohet për përmbushjen e afateve të përcaktuara nga vetë Qeveria“.

Tags: IKDministria e drejtesisTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti nga Parisi – Apeli për ish-krerët e UÇK-së, drejtësia dhe rindërtimi i Kosovës në fokus të diskutimeve

Kurti nga Parisi – Apeli për ish-krerët e UÇK-së, drejtësia dhe rindërtimi i Kosovës në fokus të diskutimeve

Hegseth përmend Kosovën, teksa mbron veten nga nisma për shkarkimin e tij

Hegseth përmend Kosovën, teksa mbron veten nga nisma për shkarkimin e tij

“Fontana” në Ulpianë, në fokus të projektit për Lojërat Mesdhetare 2030 – banorët kundërshtojnë ndërtimin e objektit dhjetëkatësh

“Fontana” në Ulpianë, në fokus të projektit për Lojërat Mesdhetare 2030 – banorët kundërshtojnë ndërtimin e objektit dhjetëkatësh

Vizita e përfaqësuesve të pushtetit të ri serb në Kosovë, LVV: S’kishte nevojë për leje- opozita kërkon sqarime

Vizita e përfaqësuesve të pushtetit të ri serb në Kosovë, LVV: S’kishte nevojë për leje- opozita kërkon sqarime

IKD: Konstituimi i Kuvendit, obligim kushtetues për të kthyer stabilitetin institucional

​IKD: Ministria e Drejtësisë të zgjasë afatin e konsultimit publik për Projektkodin Civil

Kurti nga Parisi – Apeli për ish-krerët e UÇK-së, drejtësia dhe rindërtimi i Kosovës në fokus të diskutimeve

Kurti nga Parisi – Apeli për ish-krerët e UÇK-së, drejtësia dhe rindërtimi i Kosovës në fokus të diskutimeve

Hegseth përmend Kosovën, teksa mbron veten nga nisma për shkarkimin e tij

Hegseth përmend Kosovën, teksa mbron veten nga nisma për shkarkimin e tij

“Fontana” në Ulpianë, në fokus të projektit për Lojërat Mesdhetare 2030 – banorët kundërshtojnë ndërtimin e objektit dhjetëkatësh

“Fontana” në Ulpianë, në fokus të projektit për Lojërat Mesdhetare 2030 – banorët kundërshtojnë ndërtimin e objektit dhjetëkatësh

Vizita e përfaqësuesve të pushtetit të ri serb në Kosovë, LVV: S’kishte nevojë për leje- opozita kërkon sqarime

Vizita e përfaqësuesve të pushtetit të ri serb në Kosovë, LVV: S’kishte nevojë për leje- opozita kërkon sqarime

“Çka ka bo kjo lëndë prej 2023-tës në gjykatë?” – Pse u ndërpre seanca e shqyrtimit fillestar në rastin e vrasjes së Diana Kastratit?

“Çka ka bo kjo lëndë prej 2023-tës në gjykatë?” – Pse u ndërpre seanca e shqyrtimit fillestar në rastin e vrasjes së Diana Kastratit?

Rama nga Parisi: Kosova shtet i pavarur, s’ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe

Rama nga Parisi: Kosova shtet i pavarur, s’ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën