Real Madridi e ka shënuar fitoren e tetë radhazi në të gjitha garat.
Reali të shtunën mbrëma e mposhti bindshëm Valencian me rezultatin 3:0. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 12-të të La Ligas.
Reali me këtë fitore ka barazuar pikët me Barcelonën.
Ka 30 pikë në vendin e dytë. 30 pikë ka edhe Barcelona që është lidere, por e ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Federico Valverde realizoi gol të bukur nga distanca në minutën e 28-të për 1:0.
Tetë minuta më pas, Arda Guler, i dyfishoi shifrat në 2:0.









