TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Protestë gjithëkombëtare në Prishtinë, kërkohet drejtësi për gratë e vrara

Sot u mbajt një protestë e thirrur gjithëkombëtare nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist. Në Prishtinë, protestuesit kërkuan drejtësi për gratë e vrara dhe shtim të sigurisë për to, pasi sipas tyre reagimi bëhet vetëm kur ato vriten.

by Lindrit Zejnullahu
6 minuta ago
0 0
A A

Vendtakimin e kishin te katedralja “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Dhjetëra protestuese iu përgjigjën thirrjes së Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist.

Ata po kërkojnë drejtësi për gratë e vrara, nisur nga rasti i fundit ku u vra Arlinda Zekaj nga ish-kunati i saj.

Nga aty, u nisën drejt Ministrisë së Drejtësie.

Përgjatë rrugës, me pankarta në duar shprehnin edhe kërkesat e tyre.

E me të arritur të objekti i Ministrisë, ata hodhën tymuese me ngjyrë të kuqe.

Kështu vazhduan rrugën për te Stacioni Policor Qendra në kryeqytet.

Ndërkohë, tymuese të kuqe hodhën edhe para hyrjes së Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Ndërkaq, para Stacionit Policor, përpos veprimeve të njëjta, u mbajtën edhe fjalime.

Para protestuesve doli Drilon Cokli, motra e së cilit, Erona ishte vrarë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj nga ish-burri.

“Dhimbja ime bëhet edhe më e madhe kur e shoh nipin tim duke e përmendur nënën e tij, duke e kujtuar dhe duke e ndier mungesën e saj.Si mund t’ia shpjegosh një fëmije pse nëna e tij nuk do të kthehet më?Si mund t’ia mbushësh boshllëkun që askush nuk mund ta zëvendësojë?Ai do të rritet me mallin për nënën e tij, ndërsa ne do të jetojmë me dhimbjen e humbjes së Eronës.Ne si familje nuk jemi të kënaqur me dënimin prej 24 vitesh burg. Për ne, asnjë dënim nuk mund ta kthejë Eronën, por besojmë se jeta e saj meriton drejtësi dhe se dhimbja e familjes sonë duhet të dëgjohet”, tha Drilon Cokli.

Kështu, kërkoi drejtësi për motrën e tij dhe gjithë gratë e vrara pas luftës në Kosovë.

“Drejtësi për Eronën dhe për të gjitha viktimat. Sa jetë të tjera duhet të humben dhe sa familje duhet të vuajnë, që ta kuptojmë vlerën e jetës njerëzore?Dhe në fund, dua ta përmend edhe Arlindën. Dhimbja e një familjeje që humb një njeri të dashur nuk përfundon me ditën e varrimit. Ajo vazhdon çdo ditë, në çdo kujtim, në çdo lot dhe në çdo mungesë. Nuk dua që emrat e Eronës, Arlindës apo të ndonjë gruaje tjetër të mbeten vetëm pjesë e lajmeve dhe statistikave. Dua që ato të kujtohen, të mos harrohen dhe që drejtësia për to të mos mbetet vetëm një kërkesë, por të bëhet realitet”, theksoi ai.

E ndalesa tjetër e tyre, ishte para Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ku protestuesit kërkojnë veprime nga ta ndaj gjyqtarëve të rastit të Zekajt.

Me pankarta në duar, ata vazhduan për në destinacionin e fundit, te Qeveria e Kosovës.

Edhe këtu kërkuan mbrojtje për gratë, përgjegjësi institucionale dhe veprime konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave.

“Prandaj, sot kemi tri kërkesa të qarta: 1. Më shumë investim në shërbime sociale: së paku dy punëtorë socialë shtesë në secilën komunë dhe katër në Prishtinë. 2. Investim në kapacitetet profesionale: trajnim dhe aftësim i vazhdueshëm i punëtorëve socialë për menaxhimin e rasteve të dhunës ndaj grave. 3. Llogaridhënie institucionale: mbikëqyrje dhe përgjegjësi konkrete kur profesionistët dhe institucionet nuk e përmbushin detyrimin për mbrojtjen e grave‘’, deklaroi Adelina Berisha nga rrjeti i grave të Kosovës.

Kurse, sipas Saranda Sadikajt, reagimet gjithnjë bëhen vetëm pas vrasjes së grave.

“Jeta e një gruaje vajtohet pasi ajo të jetë vrarë: me lule, me fjalime, me ngushëllime zyrtare e me konferenca që e përmbajnë tonin e ftohtë të protokollit. Para vrasjes, ajo nuk llogaritet. Kjo nuk është histori e vetme. Diana Kastrati, më 26 prill 2011, kërkoi urdhër për mbrojtje emergjente. Gjykata nuk iu përgjigj. Njëzet e dy ditë më vonë, Diana u vra. Në vitin 2013, Gjykata Kushtetuese konstatoi se mosveprimi i gjykatës e kishte shkelur të drejtën e saj për jetë. Sot, pesëmbëdhjetë vjet më vonë, aktakuza është ngritur në mungesë, dhe policia u kërkon qytetarëve ndihmë për të gjetur të akuzuarin. Diana kërkoi mbrojtje nga shteti dhe pas pesëmbëdhjetë vjetësh shteti kërkon ndihmën tonë”, vlerësoi Sadikaj.

Edhe të shtunën, u kërkua shkarkimi dhe burgimi i Lumturie Vuçetaj që u suspendua nga pozita e kryeprokurores së Pejës dhe Prokurores së rastit, Suada Rama-Hamza.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Hallka në dorë e në këmbë – 82 persona në Kosovë monitorohen 24 orë si të dyshuar për dhunë në familje

Hallka në dorë e në këmbë – 82 persona në Kosovë monitorohen 24 orë si të dyshuar për dhunë në familje

Qeveria mban mbledhje, miratohet Projektligji për Rregullatorin e Energjisë dhe dy nisma të tjera

Projektbuxheti për vitin 2027 arrin në 4.27 miliardë euro, Qeveria premton investime, opozita nuk pret ndryshime

Publikohet libri i ri për identitetin kosovar: Dy kombe, një etni – Formimi i subjektivitetit kosovar

Rrëfim i veçantë për Fatmirën, nënën e fëmijëve të braktisur

Rrëfim i veçantë për Fatmirën, nënën e fëmijëve të braktisur

Pensionistët jashtë buxhetit 2027, të moshuarit thonë se pensionet nuk ua mbulojnë shpenzimet mujore

Pensionistët jashtë buxhetit 2027, të moshuarit thonë se pensionet nuk ua mbulojnë shpenzimet mujore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën