Dhjetori i vitit 2024, u bë koha kur u funksionalizua monitorimi elektronik i të dyshuarve për dhunë në familje.
Përmes urdhërit të Gjykatës, ata i vendosen viktimës dhe kryerësit të veprës penale, për të sinjalizuar tejkalimin e afërsisë së lejuar mes dy palëve.
Ky sistem mbikëqyret nga Policia e Kosovës.
Nga ky instuticon kanë thënë se për periudhën janar – qershor 2026, janë lëshuar gjithsej 82 urdhra mbrojtës me monitorim elektronik.
Avokati Fitim Gashi, thotë se Policia duhet të përkujdeset më shumë për zbatimin e urdhrave mbrojtës.
“Hallkat elektronike janë diçka e re, ku këto vitet e fundit që po vendosen bashkë me urdhrat mbrojtës. Është dicka pozitive, mirëpo përveç hallkave elektronike, konsideroj se Policia duhet të jetë më vigjilente në zbatmin apo mosneglizhencën e këtyre urdhrave mbrojtës”, tha Fitim Gashi.
Mirëpo, po kritikohet mungesa e informatave më të hollësishme në lidhje më monitorimin elektronik.
“Ende nuk e kemi një raport nga ana e Policisë apo nga zyra e Koordinatores Kombëtare për Mbrojtje nga Dhunë në Familje, që të kuptojmë më qartë se prej momentit që ka fillu zbatimi i vendosjes së hallkave elektronike, se si ka shku ky proces; nëse ka pasë në realitet sfida të caktume, nëse ka pasë në realitet lehtësim të situatës në monitorimit të zbatimit të urdhrave mbrojtës, apo si ka ndikuar në përgjithësi”, deklaroi Arrita Rezniqi nga qendra për ndihmë juridike.
Hallkat elektronike ishin lansuar në 16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore.






