TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Projektbuxheti për vitin 2027 arrin në 4.27 miliardë euro, Qeveria premton investime, opozita nuk pret ndryshime

4.27 miliardë është projektbuxheti i miratuar nga Qeveria e Kosovës. Partia në pushtet premton se një pjesë e rëndësisishme e buxhetit, do t’i kushtohet investimeve kapitale. Megjithatë, opozita është pesimiste.

by Fetije Kamberi
11 minuta ago
0 0
A A

Me vlerë 4.27 miliardë euro, partia në pushtet po krenohet se ka miratuar projektbuxhetin më të madh që ka pasur Kosova ndonjëherë.

Madje, sipas deputetit të Vetëvendosjes, Valon Hoti, rritja e buxhetit do të ketë impakt të rëndësishëm në disa sektorë.

“Buxheti i këtij viti që po vjen për dallim prej vitit të kaluar është 4.3 totali e 1.1 miliardë investime kapitale. Pra investimet kapitale kanë me bo që zhvillimi ekonomik të ecë edhe më shpejt e të ketë edhe përfundim të projekteve që janë të nisura më herët por edhe për projektet e reja që janë me rëndësi vitale për zhvillimin e vendit”, tha Hoti.

Mirëpo, në të njëjtë linjë mendimi nuk partitë opozitare.

Anëtari i komisionit parlamentar për buxhet nga PDK, Mërgim Lushtaku, nuk pret ndonjë ndryshim të madh në teren.

“Realisht kemi pasur një inflacion tepër të madh këtë vit dhe kemi parë edhe nga buxheti i kaluar edhe nga ky 2026 që planifikimi nominal ishte i madh por ai real ishte shumë i vogël dhe në rishikim është përmirësuar kjo pjesë prandaj edhe buxheti që planifikohet si të mirëqenë që mund të realizohet me të hyrat që planifikohen dhe kemi parë nga praktika që leje që nuk ka pas të hyra sipas planifikimit por as nuk ka pasur realizueshmëri të buxhetit me projekte konkrete, qoftë përmes rrugëve apo infrastrukturave të objekteve shkollore, arsimore, spitalore që ndikon drejtpërdrejt edhe në jetën e qytetarëve dhe në këtë drejtim nuk po shohim politika të mirëfillta fiskale që edhe e stabilizojnë ekonominë edhe e zvogëlojnë importin dhe e rrisin eksportin, iu ndihmojnë prodhuesve”, deklaroi Lushtaku.

Prandaj, partitë opozitare paralajmëronë se do të kërkojnë miratimin e disa amendamenteve.

Deputeti i LDK-së, kërkon më shumë bashkëpunim në këtë pikë.

“Ndërhyrjet tona do të jenë me propozim amendamenteve të caktuara por nga praktika e keqe e ndërtuar nga shumica që edhe në të kaluarën nuk janë pranuar besoj që kësaj here duhet të gjejnë mirëkuptimin sepse ky është buxhet i Kosovës i takon të gjithë qytetarëve pa përjashtim dhe nuk duhet të ketë ndarje selektive të buxhetit të Republikës së Kosovës”, vlerësoi Armend Zemaj, deputet i LDK-së.

Kritika për mënyrën se si menaxhohet buxheti kanë edhe ekonomistët.

Për Visar Vokrrin nga Riinvest, trendi do të vazhdoj të jetë i njëjtë me vitet e kaluara.

“Projektbuxheti për vitin 2027 parasheh një rritje si nga ana e të hyrave ashtu edhe shpenzimeve mirëpo mund të them që kjo rritje pak a shumë e përcjell një trend që e kemi pasur deri tani, gjithsesi Nuk është një rritje cilësore dhe nuk është rritje e bazuar në rritje të produktivitetit por rritje që buron nga të hyrat apo tatimet indirekte të cilat  reflektojnë pak a shumë rritjen e konsumit dhe të mallrave nga importi. Pra rritje e cila është e ndjeshme ndaj luhatjes së çmimeve dhe kërkesës në treg. Pra nuk po flasim për një rritje unë të paktën kështu e shoh, një rritje që reflekton rritje solide ekonomike. Pra po e përcjellim njëfarë trendi që e kemi pas ndoshta me dekada”, tha Vokrri.

Një e katërta e buxhetit për vitin 2027 është planifikuar që të shkoj për paga. Në fjalën e tij, kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se shtesat për fëmijë do të rriten për 25 për qind nga janari i vitit 2027. Me projektbuxhet, është paraparë edhe paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik, si dhe rritja e koeficientit të pagave nga 110 euro në 120.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Protestë gjithëkombëtare në Prishtinë, kërkohet drejtësi për gratë e vrara

Protestë gjithëkombëtare në Prishtinë, kërkohet drejtësi për gratë e vrara

Hallka në dorë e në këmbë – 82 persona në Kosovë monitorohen 24 orë si të dyshuar për dhunë në familje

Hallka në dorë e në këmbë – 82 persona në Kosovë monitorohen 24 orë si të dyshuar për dhunë në familje

Publikohet libri i ri për identitetin kosovar: Dy kombe, një etni – Formimi i subjektivitetit kosovar

Qeveria mban mbledhje, miratohet Projektligji për Rregullatorin e Energjisë dhe dy nisma të tjera

Projektbuxheti për vitin 2027 arrin në 4.27 miliardë euro, Qeveria premton investime, opozita nuk pret ndryshime

Publikohet libri i ri për identitetin kosovar: Dy kombe, një etni – Formimi i subjektivitetit kosovar

Publikohet libri i ri për identitetin kosovar: Dy kombe, një etni – Formimi i subjektivitetit kosovar

Rrëfim i veçantë për Fatmirën, nënën e fëmijëve të braktisur

Rrëfim i veçantë për Fatmirën, nënën e fëmijëve të braktisur

Pensionistët jashtë buxhetit 2027, të moshuarit thonë se pensionet nuk ua mbulojnë shpenzimet mujore

Pensionistët jashtë buxhetit 2027, të moshuarit thonë se pensionet nuk ua mbulojnë shpenzimet mujore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën