Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Drenasit, për shkak të mosrespektimit të masave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.
Vendimi është marrë pas inspektimeve të realizuara në terren, ku janë evidentuar parregullsi që cenojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, punimet në këtë objekt do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në vendin e punës.







