Qarkullimi i disa linjave të transportit publik në Prishtinë do të ndryshojë përkohësisht të shtunën, më 7 nëntor, për shkak të organizimit të garës së çiklizmit “Criterium Prishtina 2026”.
Sipas njoftimit për transportin publik, ndryshimet do të vlejnë nga ora 08:00 deri në 12:00, gjatë kohës kur do të kufizohet qarkullimi në Rrugën B.
Ndryshimet do të prekin linjat 1, 3 dhe 3A.
Për linjën nr. 1, stacioni i fundit gjatë kësaj periudhe do të jetë te Fakulteti Teknik.
Ndërkaq, autobusët e linjave 3 dhe 3A, nga rrethrrotullimi te Flamuri, do të vazhdojnë nëpër rrugët “Fehmi Lladrovci”, “Xhevë Lladrovci” dhe “Xheladin Rekaliu”, për t’u kthyer më pas djathtas në rrugën “Enver Maloku”.
Nga aty, autobusët do të vazhdojnë në rrugën “C – Ali Aliu Kelmendi”, deri te rrethrrotullimi në këtë rrugë. I njëjti itinerar do të zbatohet edhe në drejtimin e kundërt.
Ndryshimet do të jenë në fuqi vetëm për 4 orë, ndërsa pas orës 12:00 parashihet rikthimi në itineraret e zakonshme.
Qytetarët dhe udhëtarët janë falënderuar për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe./teve1.info/








