Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka kërkuar zbardhjen e plotë të rastit të Astrit Deharit, dhjetë vjet pas vdekjes së tij.
Në një postim në Facebook, Gërvalla ka thënë se përcaktimi i përgjegjësive dhe zbardhja e së vërtetës mbeten detyrim i drejtësisë.
“Drejtësia duhet ta thotë fjalën e saj për Astrit Deharin”, ka shkruar Gërvalla.
Ajo e ka përmbyllur postimin me thirrjen: “Drejtësi për Astrit Deharin!”







