TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tragjedia në Elbasan, një viktimë, një i zhdukur dhe 10 të lënduar pas shpërthimit në një pallat banimi

by tëvë1
1 orë ago
0
A A
Tragjedia në Elbasan, një viktimë, një i zhdukur dhe 10 të lënduar pas shpërthimit në një pallat banimi

Një shpërthim i fuqishëm, i ndjekur nga një vatër zjarri, ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 14:45, në një pallat 5-katësh në lagjen “Qemal Stafa” të qytetit të Elbasanit. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka nisur në banesën e shtetasit H. I., në katin e tretë të ndërtesës, duke shkaktuar pasoja tragjike në njerëz dhe dëme të parikuperueshme materiale.

Nga ky shpërthim, raportohet një bilanc i rëndë. Si pasojë e ngjarjes, “ka humbur jetën, banorja në të njëjtin pallat, shtetasja H. B., 82 vjeçe”, e cila banonte në katin e pestë dhe u gjet e pajetë në vendngjarje. Ndërkohë, 10 persona të tjerë, përfshirë një fëmijë, kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (MSHMS) ka theksuar se të dëmtuarit “po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore” dhe se “ekipet e urgjencës mjekësore janë në gatishmëri të plotë”. Për trajtimin dhe monitorimin e ecurisë shëndetësore të pacientëve, spitali rajonal ka mobilizuar të gjitha kapacitetet.

Shpërthimi ka shkaktuar dëmtime të rënda në strukturën e pallatit, duke e bërë atë të pabanueshëm. Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, konfirmoi rrezikun dhe thellësinë e dëmeve, duke deklaruar se: “Kemi pasur një shembje të katit të 4-t, i cili ka rënë në katin e 3-të, si dhe të shkallëve lidhëse nga kati i 3-të në katin e 4 dhe katin e 5-të.”

Kryebashkiaku ngriti gjithashtu një alarm të ri për numrin e të prekurve, duke njoftuar se “një 69-vjeçar akoma nuk është gjetur” pas kërkimeve të deritanishme në gërmadha.

Banorët e zonës dhe dëshmitarët okularë kanë përjetuar momente tmerri, duke e përshkruar zhurmën “si të ngjashme me atë të një bombe”.

Forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë për të evakuar banorët dhe për të shuar flakët që u përhapën shpejt nga kati i tretë. Drejtori i Policisë së Elbasanit, Kastriot Skënderaj, bëri me dije se megjithëse dyshimet fillestare lidhen me një bombol gazi, shkaqet zyrtare janë ende nën hetim.

“Nuk mund të flasim për shkaqet. Fillimisht informacionet i kemi marrë për bombul, por shërbimet zjarrfikëse do të arrijnë që ta konfirmojnë se çfarë ka qenë”, u shpreh ai.

Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie, ndërsa vëmendja mbetet te gjendja shëndetësore e të lënduarve dhe fati i 69-vjeçarit të rezultuar i zhdukur./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të Serbisë

Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të Serbisë

Përplasje mes protestuesve dhe policisë para Kryeministrisë në Tiranë

Përplasje mes protestuesve dhe policisë para Kryeministrisë në Tiranë

Pas 27 vitesh, familja Ademi gjen eshtrat e Adem Ademit “Do të kemi një varr me lule”

Pas 27 vitesh, familja Ademi gjen eshtrat e Adem Ademit “Do të kemi një varr me lule”

Rrëfimi për Fatmir Fazliun doktori që shëroi plagët ish-luftëtarëve të UÇK-së

Schuebel: Mandati i Gjykatës Speciale duhet të respektohet

Heroinë e importuar nga Irani për eksport jashtë vendit, pesë të arrestuar

Heroinë e importuar nga Irani për eksport jashtë vendit, pesë të arrestuar

Rrëfimi për Fatmir Fazliun doktori që shëroi plagët ish-luftëtarëve të UÇK-së

Rrëfimi për Fatmir Fazliun doktori që shëroi plagët ish-luftëtarëve të UÇK-së

Schuebel për Raportin e Progresit: Kosova ka shënuar përparim, por korrupsioni mbetet sfidë

Schuebel për Raportin e Progresit: Kosova ka shënuar përparim, por korrupsioni mbetet sfidë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën