Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, i cili ia dorëzoi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën.
Me këtë rast, Presidentja Shiroka Pula theksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për avancimin e reformave.
“Ajo theksoi se Kosova është vend proevropian dhe se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet synim strategjik i Republikës së Kosovës dhe se institucionet e vendit janë të përkushtuara për avancimin e reformave, forcimin e sundimit të ligjit, funksionimin demokratik të institucioneve dhe përmbushjen e standardeve evropiane”, thuhet nga Presidenca.
Nga ana tjetër, ambasadori Schuebel e përgëzoi Presidenten Shiroka Pula për qasjen e saj konstruktive dhe përpjekjet për të kontribuar për frymën e bashkëpunimit dhe unitetit në skenën politike të Kosovës.
Ndërkaq Presidentja vlerësoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për Kosovën dhe theksoi rëndësinë e partneritetit me BE-në në avancimin e agjendës evropiane të vendit.
Komisioni Evropian ka publikuar sot Raportin për Kosovën për vitin 2026, në të cilin vlerësohet progresi i vendit në procesin e integrimit evropian, si dhe evidentohen sfidat dhe ngecjet në disa fusha kyçe, përfshirë demokracinë, sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.







