TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Komisioni Evropian publikon Raportin për Kosovën, evidenton ngecje në sundimin e ligjit dhe sfida në zhvillimin ekonomik

by Tëvë1
2 orë ago
0
A A
Zyra e BE-së: Moscertifikimi i Listës Serbe tregoi politizimin e KQZ-së

Komisioni Evropian ka publikuar sot Raportin për Kosovën për vitin 2026, në të cilin vlerësohet progresi i vendit në procesin e integrimit evropian, si dhe evidentohen sfidat dhe ngecjet në disa fusha kyçe, përfshirë demokracinë, sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Raporti, i cili mbulon periudhën nga 1 shtatori 2025 deri më 1 shtator 2026, thekson se gjatë kësaj kohe Kosova është përballur me paqëndrueshmëri politike dhe bllokada institucionale, të cilat kanë ndikuar në funksionimin e institucioneve dhe në zbatimin e reformave të nevojshme për avancimin drejt Bashkimit Evropian.

Sipas Komisionit Evropian, gjatë periudhës raportuese vendi ka mbajtur dy palë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndërsa dështimi për zgjedhjen e presidentit ka qenë një tjetër tregues i krizës politike. Qeveria ka funksionuar për pjesën më të madhe të kësaj periudhe në detyrë, duke kufizuar mundësitë për zbatimin e plotë të politikave dhe reformave.

Në pjesën që trajton demokracinë, raporti vlerëson se zgjedhjet në Kosovë përgjithësisht kanë qenë paqësore, konkurruese dhe të organizuara mirë. Megjithatë, janë evidentuar përpjekje për politizimin e punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe mangësi në rregullimin e fushatave parazgjedhore, financimin e tyre dhe përdorimin e burimeve publike.

Një tjetër shqetësim i përmendur është rënia e pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje. Sipas raportit, dalja në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit 2025 ishte 45 për qind, ndërsa në zgjedhjet e qershorit 2026 ra në 37 për qind. Komisioni Evropian e lidh këtë rënie me lodhjen e votuesve dhe pakënaqësinë e një pjese të qytetarëve për përsëritjen e shpeshtë të proceseve zgjedhore.

Sa i përket sundimit të ligjit, raporti vë në pah nevojën për forcimin e institucioneve të drejtësisë, rritjen e llogaridhënies dhe luftimin më efektiv të korrupsionit. Ndikimi politik dhe ekonomik në institucione, si dhe zbatimi jo i mjaftueshëm i reformave, mbeten çështje që kërkojnë vëmendje dhe veprime konkrete nga autoritetet.

Komisioni Evropian vlerëson se paqëndrueshmëria politike ka ndikuar edhe në mbikëqyrjen parlamentare ndaj ekzekutivit, duke dobësuar mekanizmat e kontrollit dhe balancës ndërmjet institucioneve. Në të njëjtën kohë, raporti thekson rëndësinë e përfshirjes më të madhe të shoqërisë civile dhe komuniteteve jo-shumicë në proceset vendimmarrëse.

Në aspektin ekonomik, Kosova vazhdon të përballet me një bazë të dobët industriale dhe varësi të lartë nga importet. Raporti thekson se remitancat nga diaspora vazhdojnë të luajnë rol të rëndësishëm në ekonomi, por kryesisht orientohen drejt konsumit dhe ndërtimit, në vend të investimeve që do të ndihmonin në zhvillimin e sektorëve prodhues dhe rritjen e eksporteve.

Si pasojë, vendi vazhdon të ketë deficit të lartë tregtar dhe kapacitete të kufizuara për të përballuar sfidat ekonomike. Komisioni Evropian veçon gjithashtu problemet në sektorin e energjisë, ku njësitë e vjetruara të prodhimit, mungesa e kapaciteteve për ruajtjen e energjisë dhe pengesat në rrjetin e transmetimit e shpërndarjes ndikojnë në sigurinë energjetike dhe në tranzicionin drejt burimeve të ripërtëritshme.

Sa i përket dialogut me Serbinë, raporti konstaton se, ndonëse palët kanë vazhduar pjesëmarrjen në procesin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, nuk është shënuar zbatim i mjaftueshëm i obligimeve që dalin nga Marrëveshja e vitit 2023 për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe aneksi i zbatimit të saj.

Përparim është shënuar në çështjen e personave të zhdukur, lëvizjen e lirë dhe ndihmën e ndërsjellë juridike, por një pjesë e marrëveshjeve të arritura vazhdojnë të mbeten të pazbatuara. Komisioni u bën thirrje të dyja palëve që të tregojnë përkushtim më të madh, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive për zgjidhjen e çështjeve të hapura.

Megjithatë, raporti evidenton edhe zhvillime pozitive. Kosova ka vazhduar përafrimin me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, duke treguar orientim të qartë strategjik drejt BE-së. Po ashtu, është vlerësuar angazhimi i vendit në Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe pjesëmarrja në programe të ndryshme të Bashkimit Evropian.

Komisioni Evropian thekson se Kosova duhet të vazhdojë me reforma konkrete, të forcojë sundimin e ligjit, të përmirësojë funksionimin e institucioneve dhe të krijojë stabilitet politik, në mënyrë që të avancojë në rrugën e saj drejt integrimit evropian./teve1.info/

Tags: komisioni evrpoinaKosovaraporti per kosovesteev1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Apeli anulon dënimin prej 13 vjetësh ndaj Muhamet Alidemajt, rasti kthehet në rigjykim

Apeli anulon dënimin prej 13 vjetësh ndaj Muhamet Alidemajt, rasti kthehet në rigjykim

Prokuroria Speciale pranon dosjen për rastin e Arlinda Zekajt

Prokuroria Speciale pranon dosjen për rastin e Arlinda Zekajt

Murseli jep detaje nga aksioni i Prokurorisë dhe AKI-së: 37 kilogramë heroinë, para, veturë dhe 10 telefona të sekuestruar

Murseli jep detaje nga aksioni i Prokurorisë dhe AKI-së: 37 kilogramë heroinë, para, veturë dhe 10 telefona të sekuestruar

Marta Kos: Bllokada institucionale ka ndikuar në zbatimin e reformave evropiane në Kosovë

Marta Kos: Bllokada institucionale ka ndikuar në zbatimin e reformave evropiane në Kosovë

Sa e madhe është humbja e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit dhe çfarë do të thotë ajo për Trumpin?

Sa e madhe është humbja e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit dhe çfarë do të thotë ajo për Trumpin?

Liria vazhdon me fitore, Prishtina e Re barazon

Liria vazhdon me fitore, Prishtina e Re barazon

Apeli anulon dënimin prej 13 vjetësh ndaj Muhamet Alidemajt, rasti kthehet në rigjykim

Apeli anulon dënimin prej 13 vjetësh ndaj Muhamet Alidemajt, rasti kthehet në rigjykim

​Kos: Shqipëria përparim në zbatimin e reformave kyçe, të vazhdojë puna për mbylljen e negociatave në 2027

​Kos: Shqipëria përparim në zbatimin e reformave kyçe, të vazhdojë puna për mbylljen e negociatave në 2027

Apeli lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH, Vlora Hysenin

Apeli lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH, Vlora Hysenin

Prishtina mposht Dritën, rimerr lidershipin

Prishtina mposht Dritën, rimerr lidershipin

Prokuroria Speciale pranon dosjen për rastin e Arlinda Zekajt

Prokuroria Speciale pranon dosjen për rastin e Arlinda Zekajt

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën