Atletico Madridi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Bayern Munchenit në Ligën e Kampionëve.
Bayerni triumfoi 2:0 ndaj Atleticos, të martën mbrëma në kuadër të xhiros së katërt të fazës së ligës.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa Bayerni në të dytën e siguroi fitoren.Lennart Karl (54′) dhe Konrad Laimer (74′) realizuan golat për triumfin e bavarezëve.
Me këtë fitore, Bayerni ka tubuar tetë pikë kurse Atletico mbetet në kuotën e katër pikëve.











