Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas dorëzimit të dosjeve nga Lëvizja Vetëvendosje në Prokurorinë Speciale, të cilët kanë pretenduar se ka pasuar keqpërdorim në kontratën për ndriçim publik.
Rama e ka quajtur show politik para Prokurorisë, duke shtruar pyetje nëse LVV ka dhënë nodnjë propozim të mirë për kryeqytetin.
“Vetëvendosja e Prishtinës i paska kapë do letra e paskan shku edhe sot me bo një SHOW POLITIK para Prokurorisë. Votuesit tuaj ish dashtë me e pyet veten, a e keni pru najherë në Asamblenë e Kryeqytetit naj propozim në të mirë të qytetarëve të Prishtinës?Apo keni hi n’asamble me e lujt hetuesin, prokurorin, gjyqtarin, policin, zëdhënësin? Punoni, more, najsen!”, ka shkruar Rama në Facebook.
LVV në Prishtinë dorëzon dosje në Prokurorinë Speciale për kontratat e ndriçimit publik









