TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Raporti për barnat esenciale dhe listat e pritjes nxit përplasje mes pushtetit dhe opozitës në Komisionin për Shëndetësi

by Tëvë1
35 minuta ago
0
A A
​Raporti për barnat esenciale dhe listat e pritjes nxit përplasje mes pushtetit dhe opozitës në Komisionin për Shëndetësi

Komisioni për Shëndetësi, në mbledhjen e së martës, ka miratuar kërkesën që drejtori i SHSKUK-së dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të paraqesin brenda 2 javësh raporte me shkrim për listat e pritjes së pacientëve dhe furnizimin me barna nga lista esenciale. Pas shqyrtimit të raporteve, komisioni pritet t’i ftojë të dy për të raportuar gjatë muajit dhjetor.

Por kjo nxiti diskutime ndërmjet pushtetit dhe opozitës. Përderisa kryetari i komisionit, Uran Ismaili, kërkoi llogaridhënie dhe respektim të afateve nga institucionet shëndetësore, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, e akuzoi atë për politizim të çështjes.

Kryetari i komisionit, Uran Ismaili, tha se kjo kërkesë është pjesë e planifikimit të aktiviteteve të komisionit për dy muajt e fundit të vitit, duke theksuar nevojën për të pasur një pasqyrë më të qartë të gjendjes në sektorin e shëndetësisë.

“Kemi të bëjmë vetëm me dy muaj çka ka mbet, dhjetori ka njëfarë përfundimi më të hershëm dhe kemi dashur që të kemi disa aktivitete për nëntor dhe dhjetor dhe ta shfrytëzojmë në një sesion që do të kishim pasur të bëjmë një planifikim për vitin e ardhshëm. Me na dërgua një raport me shkrim në listën e pritjes të klinikës së SHKUK-së dhe për raport me barna në listën esenciale. Kjo na jep njëlloj hapësire që të kemi një raportim të mundshëm gjatë muajit dhjetor, është e vlefshme ta kemi një raport. Do të ishte mirë në dhjetor ta kemi një raportim nga drejtori SHKUK-së dhe ministri i shëndetësisë para se ta mbyllim këtë vit”, tha Ismaili.

Ai kërkoi nga anëtarët e komisionit që të këmbëngulin në respektimin e afateve për raportim, duke shprehur shqetësimin se kërkesat e komisionit mund të mos trajtohen me seriozitet për shkak të ndarjeve politike.

“Kërkoj nga gjithë ju që të jemi të vendosur që në raporte që po i kërkojmë që të na respektojnë afatet që po i dërgojmë, përpilimi i këtij raporti është jashtëzakonisht i lehtë. Nuk do të doja që të behej komisioni një lloj ping pongu që të mos merremi parasysh, për shkak se njerëzit gjejnë mbështetje politike në kuptimin opozitë-pozitë. Mendoj që raporti për listë esenciale dhe lista të pritjes janë kërkesa të vazhdueshme të qytetarëve. Kanë obligim që të na japin raporte sa më të shpejta në afat dy javorë”, tha ai.

Këto deklarata nxitën reagimin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, i cili kundërshtoi qasjen e kryetarit të komisionit.

Azemi tha se diskutimet për gjendjen në shëndetësi po marrin karakter politik, ndërsa ia kujtoi Ismailit periudhën kur kishte drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë.

“Po fillon mbledhja me të njëjtën qasje që nuk doni të bëni politikë dhe për çdo herë po përfundon duke e bë të njëjtën, e kuptoj jeni subjekte opozitare. Nuk duhet të harroni se keni qenë ministër i shëndetësisë, nuk është se e kemi gjetur shëndetësinë në lule dhe u prish brenda natës, është ky sistem shëndetësorë të cilin e dimë që nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme, le të flasim në një dozë më të lartë të sinqeritetit”, tha Azemi.

Ndaj këtyre kritikave reagoi sërish Ismaili, i cili mohoi se kërkesa për raportim ka prapavijë politike. Ai tha se po kërkon vetëm që ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i SHSKUK-së të japin përgjigje për çështjet që prekin drejtpërdrejt qytetarët.

“Unë nuk po them hajde e thërrasim Albin Kurtin, as Xhelal Sveçlën, as Donika Gërvallën për vdekjen e Arlindës, nuk jam duke bë unë politikë, kjo është tash me thënë se po dal jashtë temës. Unë po them ta thërrasim në raportim ministrin e shëndetësisë, drejtorin e SHKUK-së po më thoni po bënë politikë, komplet është gabim, nuk ka tendencë të tillë”, tha ai.

Diskutimi për gjendjen në shëndetësi vazhdoi edhe me reagimin e deputetes së Aleancës, Albana Bytyqi, e cila kundërshtoi pretendimet për përmirësim të situatës në këtë sektor.

Ajo solli në vëmendje rastin e një personi nga Peja, për të cilin tha se po përballet me kushte të rënda jetese dhe mungesë të kujdesit shëndetësor. Bytyqi u tha anëtarëve të komisionit se ishte takuar personalisht me këtë qytetar dhe ngriti shqetësimin për trajtimin e tij nga institucionet shëndetësore.

“Kur po i dëgjoj këta duke folur për shëndetësi, po më duket sikur po jetojmë në një shtet tjetër. Po qe është një person nga Peja jeton në Prishtinë pa shtëpi, pa ushqim, pa kujdesje. Shikoni fotot, unë jam takuar me të dhe ky neglizhohet nga QKUK, nuk e di si po thua se po përmirësohet shëndetësia”, tha ajo.

Në kundërpërgjigje, Azemi tha se nuk kishte pretenduar se gjendja në shëndetësi është e mirë, por se problemet në këtë sektor janë të trashëguara dhe vazhdojnë të jenë të pranishme.

Ai kritikoi përdorimin e rasteve individuale në debatet politike, duke kërkuar që për raste të tilla të njoftohen inspektorati shëndetësorë.

“As nuk u lëvdova vetëm konstatova një fakt se gjendja ka qenë e vështirë dhe është e vështirë. Është shqetësuese, se kam qenë edhe pjesë e opozitës, por asnjëherë nuk kam përdorur një rast individual. Si anëtar punën e parë që është dashtë me bë ish dashur me kontaktua inspektoratin shëndetësorë, normalisht se duhet marrë masa”, tha ai.

Tags: Barnat esencialekomisioni per shendetesiOpozitapushtetiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu, Shiroka-Pula dhe Vitia vaksinohen kundër gripit sezonal, u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen

Haxhiu, Shiroka-Pula dhe Vitia vaksinohen kundër gripit sezonal, u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen

​Mungesa e deputetëve të shumicës pengon shqyrtimin e projektligjit dhe raportimin për Autoritetin e Konkurrencës

​Mungesa e deputetëve të shumicës pengon shqyrtimin e projektligjit dhe raportimin për Autoritetin e Konkurrencës

Policia njofton se do t’i kthejë patentë-shoferët e mbajtur më shumë se tetë ditë

Policia njofton se do t’i kthejë patentë-shoferët e mbajtur më shumë se tetë ditë

Ministria e Ekonomisë ndan 1 milion euro për Fondin e Efiçiencës së Energjisë

Ministria e Ekonomisë ndan 1 milion euro për Fondin e Efiçiencës së Energjisë

Vrasjet, Plani i Rritjes e Ligji për Specialen – flet LVV / Sulm bërthamor nga Trump?! | MESDITË

Vrasjet, Plani i Rritjes e Ligji për Specialen – flet LVV / Sulm bërthamor nga Trump?! | MESDITË

Haxhiu, Shiroka-Pula dhe Vitia vaksinohen kundër gripit sezonal, u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen

Haxhiu, Shiroka-Pula dhe Vitia vaksinohen kundër gripit sezonal, u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen

Futbollisti spanjoll vdes pas përplasjes

Futbollisti spanjoll vdes pas përplasjes

Kosova për herë të parë me më shumë xhudistë se xhudiste në Botëror

Xhudo, Gjakova e Fazliu ngjiten në ranglistën botërore

Krasniqi rrezikon pezullimin te Amedspori

Ermal Krasniqi në formacionin e javës në Turqi

​Raporti për barnat esenciale dhe listat e pritjes nxit përplasje mes pushtetit dhe opozitës në Komisionin për Shëndetësi

​Raporti për barnat esenciale dhe listat e pritjes nxit përplasje mes pushtetit dhe opozitës në Komisionin për Shëndetësi

Vazhdojnë protestat e studentëve në Tiranë, thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës

Vazhdojnë protestat e studentëve në Tiranë, thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën