Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova do të jetë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme të Amedsporit pasi mungoi në fitoren 5:1 ndaj Eyupsporit.
Dellova mungoi shkaku i pezullimit, ndërsa do të jetë gati për duelin më të rëndësishëm të ekipit të tij, atë kundër Galatasarayt.
Përballja Galatasaray – Amedspor, zhvillohet të shtunën në Stamboll dhe i takon xhiros së 11-të në Superligën e Turqisë.
Janë këtu dy skuadrat e para në tabelë, me Galatasarayn që prinë me 25 pikë, dy më shumë se Amedspori që drejtohet nga trajneri Besnik Hasi.
Pjesë e Amedsporit është edhe Ermal Krasniqi që realizoi gol në fitoren ndaj Eyupsporit, ndërsa Dellova ka tetë paraqitje në kampionat dhe një asistim.










