Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka thënë se rasti tragjik në Demiraj të Gjilanit duhet të hetohet pa vonesa që e vërteta të zbardhet.
Ajo ka thënë se ngjarjes si kjo kërkon vëmendje dhe reagim të menjëhershëm.
“Një ngjarje tragjike ka tronditur sot Gjilanin dhe të gjithë ne, me humbjen e dy jetëve në fshatin Demiraj. Familja duhet të jetë streha më e sigurt e njeriut, vendi ku mbizotërojnë dashuria, harmonia, kujdesi dhe mbrojtja. Çdo ngjarje që e cenon këtë siguri kërkon vëmendje dhe reagim të menjëhershëm institucional. Në këto momente, është e domosdoshme që rrethanat e këtij rasti të hetohen plotësisht dhe pa vonesa, në mënyrë që e vërteta të zbardhet dhe institucionet përgjegjëse të ndërmarrin veprimet që kërkon ligji. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave”, ka shkruar ajo.
Një 27-vjeçar dhe foshnja e tij janë gjetur të dielën të vdekur në shtëpinë e tij.
Deri më tash nuk informacione për ndodhinë e rastit.
Policia ka njoftuar se babai i 27-vjeçarit është ndaluar për 48 si i dyshuar për rastin







