Janë ekipet policore që po i drejtohen kësaj shtëpie në Demiraj të Gjilanit.
Kjo pasi në orët e para të mëngjesit, në të ndodhi një tragjedi.
Një 27-vjeçar me mbiemrin Demiri dhe foshnja e tij vajzë, u gjetën pa shenja jete.
I dyshuari për këtë rast është babai i viktimës, i cili është ndaluar për 48 orë.
“Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes, dyshohet se incidenti ka ndodhur brenda familjes. Në cilësinë e personit të dyshuar është arrestuar babai i viktimës, 65-vjeçar, i cili me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës
Pranë shtëpisë ku ndodhi ngjarja, gjatë ditës u panë edhe persona të afërt të familjes.
Televizioni ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga persona të afërt të viktimës, por të njëjtit janë shprehur se nuk kanë informacione për rastin.
Rasti ende mbetet i paqartë pasi në këtë fshat me pak shtëpi as banorët nuk kanë dashur të flasin, derisa prapa kamerave e kanë cilësuar si rast të rënë.
E derisa është raportuar se nëna e foshnjës nuk jetonte në të njëjtën shtëpi me 27-vjeçarin dhe vajzën e vogël, rasti po vazhdon të hetohet si “Vrasje e Rëndë”.






