Ka nisur protesta në sheshin e Pejës, ku familjarë, të afërm dhe qytetarë janë mbledhur për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajt.
Protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me dështimin e institucioneve për ta mbrojtur atë, ndërsa kanë kërkuar përgjegjësi për rastin.
Protesta në Pejë po mbahet në shenjë proteste ndaj vrasjes së Arlinda Zekajt dhe për të kërkuar drejtësi për ngjarjen që tronditi vendin.
Ndërkohë, sot është mbajtur edhe një protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në kohën kur ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po mbanin konferencë për media lidhur me këtë rast.
Protestë në shenjë solidarizimi dhe në kërkim të drejtësisë pritet të mbahet edhe në Mitrovicë.







