Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person për rastin “Errësira” në të cilin më 25 shtator ishin arrestuar dy shtetas të Shqipërisë dhe sekuestruar 4 kg substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
I dyshuari i tretë për këtë rast është arrestuar sot në Fushë-Kosovë.
“Gjatë ekzaminimit të provave materiale është kuptuar se i dyshuari i lartcekur ka bashkëpunuar me të dyshuarit e arrestuar të cilët kanë siguruar sasinë e substancës narkotike e cila është sekuestruar. Lidhur me rastin është realizuar një bastisje ne banesën e të dyshuarit të arrestuar ditën e sotme në Fushë Kosovë, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Me urdhër të prokurorit te dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar Policia e Kosovës./teve1.info/






