Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk do të mund t’i ndalin në synimin që pasurimi të jetë i drejtë dhe i pastër.
Ai kështu është shprehur pas miratimit të Ligjit për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme në lexim të dytë sot në Kuvendin e Kosovës
“Sot, kaloi edhe njëherë në lexim të dytë në Kuvend për çka i falënderoj deputetët për votimin e këtij ligji. Na vonuan për më shumë se tre vjet e gjysmë, por nuk do të na ndalin në synimin tonë të drejtë e të shumëpritur që pasurimi në Republikën tonë të jetë i drejtë, i pastër dhe në përputhje me të hyrat”, ka shkruar Kurti.
Ky ligji ishte dërguar dy herë në Gjykatën Kushtetuese pas miratimit në Kuvend në vitin 2023 dhe 2024.
Ligji për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Paju ka qenë një nga premtimet kryesore të LVV-së që nga ardhja në pushtet./teve1.info/




