TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sveçla themelon grupin për hartimin e Projektligjit për pensionimin e parakohshëm të policëve

by tëvë1
29 minuta ago
0
A A
Sveçla: Pjesë e shpërthimeve në veri janë disa ish-zyrtarë të Policisë që dhanë dorëheqje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka themeluar grupin punues për hartimin e Projektligjit për Pensionimin e Parakohshëm të personelit policor.

Sipas vendimit zyrtar të siguruar nga KosovaPress, grupi do të udhëhiqet nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Viktor Buzhala, ndërsa zëvendësudhëheqës është caktuar Qëndrim Bytyqi nga Departamenti Ligjor i MPB-së.

“Themelohet grupi punues për hartimin e Projektligjit për Pensionimin e Parakohshëm të personelit Policor në Policinë e Kosovës”, përcaktohet në pikën e parë të vendimit.

Grupi përbëhet nga 14 anëtarë, me përfaqësues nga MPB-ja, Policia e Kosovës, Zyra e Kryeministrit, ministritë përgjegjëse për financat dhe punët e veteranëve e luftës çlirimtare, si dhe Sindikata e Policisë së Kosovës. Sipas nevojës, në takime mund të ftohen edhe përfaqësues të institucioneve dhe ekspertë të tjerë.

Përveç hartimit të draftit fillestar, udhëheqësi obligohet të administrojë konsultimet paraprake dhe publike, si dhe të përgatisë dokumentacionin e kërkuar sipas Rregullores së Punës së Qeverisë.

Pas përfundimit, projektakti dhe dokumentet shoqëruese duhet t’i dorëzohen drejtorit të Departamentit Ligjor, i cili, nëse nuk ka vërejtje, e procedon draftin për miratim.

Vendimi, i nënshkruar nga Sveçla, hyn në fuqi ditën e nënshkrimit. Dokumenti përcakton nisjen e hartimit të projektligjit, por nuk përmban moshën, kushtet apo përfitimet e pensionimit të parakohshëm dhe as afat për përfundimin e draftit.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Thirrje për dorëheqje e përgjegjësi në ditën e dytë të protestës

Thirrje për dorëheqje e përgjegjësi në ditën e dytë të protestës

Thaçi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet kishin informacione, përgjegjësia është edhe ligjore

Thaçi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet kishin informacione, përgjegjësia është edhe ligjore

Kurti pranoi raportet lidhur me rastin e Arlinda Zekajt

Arrestohet edhe një person për rastin “Errësira” ku u sekuestruan 4 kg marihuanë

Arrestohet edhe një person për rastin “Errësira” ku u sekuestruan 4 kg marihuanë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën