Aleanca ka zgjeruar radhët e saj me një profil të njohur në fushën e arsimit dhe gjuhësisë. Prof. Neki Jahaj ka zyrtarizuar aderimin në këtë subjekt politik, pas një takimi me kryetarin e Aleancës, Ardian Gjini.
Jahaj, i cili ka një përvojë të gjatë profesionale në arsim dhe menaxhim arsimor, i bashkohet Aleancës me një bagazh të rëndësishëm në fushën e gjuhëve të huaja dhe edukimit.
Ai është profesor i Gjuhës Gjermane, përkthyes gjyqësor dhe ekzaminues ndërkombëtar i licencuar i ÖSD-së. Gjatë karrierës së tij, Jahaj ka ushtruar detyrën e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit ekzekutiv në Gjimnazin “Loyola”, ndërsa është edhe themelues dhe drejtues i Shkollës së Gjuhëve “URA”.
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini e ka mirëpritur Jahajn në radhët e subjektit politik, duke vlerësuar vendimin e tij për t’iu bashkuar këtij rrugëtimi.
Sipas mesazhit të publikuar nga Aleanca, bashkimi i profesionistëve me përvojë në arsim, dije dhe menaxhim shihet si një kontribut i rëndësishëm për realizimin e vizionit dhe projekteve të subjektit politik për të ardhmen./teve1.info/







