Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova sipas të gjitha gjasave do të jetë rezervist në ndeshjen e radhës të Juventusit.
Mediumet italiane, të mërkurën kanë bërë të ditur se trajneri Luciano Spalletti ka vendosur tashmë për formacionin për duelin kundër Genoa, por pa Zhegrovën startues.
Kështu që, Zhegrova edhe në duelin Genoa – Juventus që nis sonte nga ora 20:45 do të jetë në stol dhe mbetet të shihet se cila do të jetë minutazha e tij.
Për dallim prej Zhegrovës, në stol do të jetë edhe sulmuesi tjetër shqiptar, Arman Durmishi që po zhvillohet të Juventusi dhe është pjesë e ekipit të dytë, që njihet si Next Gen dhe garon në Serie C.
Durmishi është ftuar nga Spalleti për ndeshjen me Genoan, që i takon xhiros së nëntë të kampionatit italian, Serie A.
Durmishi vlerohet lart te Juventusi dhe shihet si e ardhmja e sulmit për ekipin e madh nga Italia.










