TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Një muaj paraburgim për ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt

by Tëvë1
1 orë ago
0
A A
IPK nis hetimet për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt nga Policia

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, nën dyshimin për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”. Zekaj u vra të dielën në Vitomericë të Pejës, ndërsa për vrasjen e saj dyshohet kunati, Albert Sylaj, i cili vazhdon të jetë në arrati.

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Jeton Sylajt, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, e paraparë në nenin 393, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja e procedurës paraprake, Selvije Morina Zejnaj, e cila ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Sipas njoftimit të gjykatës, paraburgimi llogaritet nga 25 tetori 2026, në orën 20:00, deri më 24 nëntor 2026, në orën 20:00.

Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve nga pranimi i tij. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit përmes Gjykatës Themelore në Pejë.

Sipas informatave të raportuara, ndaj Jeton Sylajt ishte në fuqi një urdhërmbrojtje i Gjykatës Themelore në Pejë, me të cilin i ndalohej afrimi në më pak se dy metra në shtëpinë ku jetonte Arlinda Zekaj.

Në ditën kur ndodhi vrasja, Sylaj ishte arrestuar nën dyshimin për mospërfillje të vendimit të gjykatës, ndërsa Arlinda Zekaj kishte dhënë deklaratë në polici.

Pas kthimit të saj në shtëpi, Zekaj u vra. Për rastin dyshohet Albert Sylaj, kunati i saj, i cili, sipas informatave të raportuara, vazhdon të jetë në arrati.

Ndërkohë, Arlinda Zekajt sot i është dhënë lamtumira e fundit në Radafc të Pejës.

Tags: Gjykata ThemeloreTeve1vendimvrasja e Arlindes
ShareTweet

Postime të ngjashme

Abrashi: Pafajësia e ish-krerëve të UÇK-së duhet të dëshmohet në Apel, jo me ndryshime të ngutshme për Specialen

Abrashi: Pafajësia e ish-krerëve të UÇK-së duhet të dëshmohet në Apel, jo me ndryshime të ngutshme për Specialen

Bastiset shtëpia e një personi te dyshuar, konfiskohen substanca narkotike, armë dhe municion

Bastiset shtëpia e një personi te dyshuar, konfiskohen substanca narkotike, armë dhe municion

Nisin punimet në autostradën 10 kilometërshe Shkup-Bllacë

Nisin punimet në autostradën 10 kilometërshe Shkup-Bllacë

Moscertifikimi i kandidatëve të Listës Serbe, Ambasada gjermane: Dëmton imazhin e Kosovës dhe rrugën e integrimit

Ambasada gjermane reagon pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Femicidi kërkon reagim të vazhdueshëm

Ministri i Jashtëm i Rusisë thotë se konflikti në Ukrainë do të vazhdojë dhe mund të përshkallëzohet

Barcelona e synon talentin 20-vjeçar të Premierligës

Barcelona e synon talentin 20-vjeçar të Premierligës

Moscertifikimi i kandidatëve të Listës Serbe, Ambasada gjermane: Dëmton imazhin e Kosovës dhe rrugën e integrimit

Ambasada gjermane reagon pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Femicidi kërkon reagim të vazhdueshëm

“Ditari”- 27.10.2026

“Ditari”- 27.10.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën