Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur në Prizren, pasi ka dalë nga shtëpia dhe që atëherë nuk dihet vendndodhja e saj.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rastin e ka raportuar nëna e saj të premten, duke bërë të ditur se vajza ishte larguar nga shtëpia më 18 tetor.
Rasti është raportuar në rrugën “Shkumbimi” në Prizren dhe sipas policisë, është duke u hetuar.
“Rr. Shkumbimi, Prizren 18.10.2026 – 14:30. Ankuesja femër kosovare, me 23.10.2026 ka raportuar se vajza e saj e mitur, ka dalë nga shtëpia dhe prej asaj kohe nuk dihet vend ndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar”, bëhet e ditur në raportin policor./teve1.info/







