TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Rudolph: Radoiçiqi dhe të tjerët përgjegjës për sulmin në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë

by Tëvë1
3 javë ago
1
A A
​Rudolph: Radoiçiqi dhe të tjerët përgjegjës për sulmin në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka deklaruar se Milan Radoiçiqi dhe të gjithë personat përgjegjës për sulmin e armatosur në Banjskë duhet të mbahen përgjegjës para drejtësisë.

Për KosovaPress, Rudolph theksoi se Gjermania e ka bërë të qartë në disa raste qëndrimin e saj për përgjegjësinë e personave të përfshirë në sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

“Ne kemi thënë shumë qartë në shumë raste se Milan Radoiçiqi dhe të gjithë ata që janë përgjegjës për sulmin në Banjskë duhet të mbahen përgjegjës para gjykatës”, deklaron Rudolph.

Duke folur për zgjedhjet në Serbi, ku shqiptarët po garojnë të bashkuar, si dhe për raportimet për presion dhe propagandë gjatë fushatës, ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, ka shprehur shpresën për avancimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Unë jam ambasador i Gjermanisë në Kosovë dhe nuk do të komentoj për procesin e brendshëm në Serbi. Por, ajo që mund të them është se shpresoj shumë që të krijohen kushtet për avancimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe, në fund, për arritjen e normalizimit të plotë të marrëdhënieve“, nënvizon Rudolph.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, synon normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Procesi vazhdon të përballet me sfida, veçanërisht në zbatimin e marrëveshjeve të arritura, përfshirë Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit të vitit 2023. Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje vazhdimisht të dyja palëve që të përmbushin zotimet e tyre, të shmangin veprimet që nxisin tensione dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive për përparimin e procesit të normalizimit.

Tags: ambasadori gjermansulmi në banjskëTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

AUV tërheq nga tregu një seri të qumështit VITA 3.2%, analizat konfirmojnë tejkalimin e aflatoksinës

AUV tërheq nga tregu një seri të qumështit VITA 3.2%, analizat konfirmojnë tejkalimin e aflatoksinës

Çmimi i paqes në Ukrainë: Moska kërkon tërheqjen e NATO-s nga Evropa Lindore

Çmimi i paqes në Ukrainë: Moska kërkon tërheqjen e NATO-s nga Evropa Lindore

SHKK dhe BE-ja diskutojnë parandalimin e radikalizimit në burgje

SHKK dhe BE-ja diskutojnë parandalimin e radikalizimit në burgje

Thaçi për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Asgjë nuk bëhet pa skenar, ky është veprim i Marta Kos

Asllani beson në fitore në Dublin

Asllani beson në fitore në Dublin

Asllani: Do të japim maksimumin, synojmë fitore ndaj Iralndës

Asllani: Do të japim maksimumin, synojmë fitore ndaj Iralndës

SHKK dhe BE-ja diskutojnë parandalimin e radikalizimit në burgje

SHKK dhe BE-ja diskutojnë parandalimin e radikalizimit në burgje

Foda para ndeshjes me Iralandën: Do të tentojmë nëpërmjet kundërsulmeve të fitojmë këtë takim

Foda para ndeshjes me Iralandën: Do të tentojmë nëpërmjet kundërsulmeve të fitojmë këtë takim

U21: Kosovë – Luksemburg, publikohet formacioni i “Dardanëve”

Kosova U-21 mundet nga Luksemburgu

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën