Dy persona janë gjetur pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.
Rasti i parë është raportuar në rrugën “Vicianum” në Prishtinë, të premten. Sipas policisë, emergjenca ka njoftuar stacionin policor se një burrë kosovar ishte gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Ndërsa rasti i dytë është raportuar në Graçanicë, ku një burrë kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Në të dyja rastet, me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Rr. Vicianum, Prishtinë 23.10.2026 – 07:43. Stacioni policor është informuar nga emergjenca se viktima mashkull kosovar, në banesën e tij ishte gjetur pa shenja jete. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
Graçanicë 23.10.2026 – NN. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së./teve1.info/







