Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini do të mbajë nesër konferencë për media në selinë qendrore të partisë në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Aleancës, konferenca do të mbahet në ora 12:00.
Aleanca ka ftuar mediat që ta përcjellin këtë ngjarje, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me temat që pritet të trajtohen gjatë konferencës./teve1.info/







