TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çitaku: Për t’u hequr çdo mëdyshje në Ligjin për Specialen, i dhamë edhe katër javë kohë

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku ka deklaruar se ligji për mbrojtjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të rishqyrtohet në Kuvend brenda katër javësh, duke siguruar se partia do të qëndrojë prapa kësaj nisme deri në miratimin e saj.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka theksuar se kërkesa e PDK-së për rikthimin e ligjit në Kuvend nuk nënkupton tërheqje nga iniciativa dhe as ndryshim të qëndrimit të partisë.

Ajo ka bërë të ditur se katër javët shtesë janë dhënë me qëllim të adresimit të shqetësimeve dhe paqartësive të ngritura, forcimit të bazës juridike të ligjit dhe sigurimit të zbatimit të tij në praktikë.

“Ligji që mbron UÇK-në do të kalojë! Po e them që në fillim, pa lënë vend për dilema: brenda katër javësh, ligji do të rishqyrtohet në Kuvend dhe do të hyjë në fuqi brenda afateve të parashikuara”, ka deklaruar Çitaku.

Ajo ka thënë se i kupton shqetësimet e qytetarëve që e kanë mbështetur ligjin dhe se mirëpret kritikat e bazuara, por ka insistuar se qëndrimi i PDK-së për këtë çështje mbetet i pandryshuar.

Çitaku gjithashtu ka theksuar se brenda partisë ekziston unitet për jetësimin e kësaj nisme, duke u zotuar se procesi do të vazhdojë deri në fund.

Në fund, ajo u është drejtuar qytetarëve që protestuan dhe mbështetësve të kësaj nisme, duke përsëritur se zotimi i marrë ndaj tyre mbetet në fuqi.

“Qytetarëve që protestuan, mbështetësve tanë dhe të gjithë atyre që besuan në këtë nismë u them: zotimi që kemi marrë para jush qëndron. Dhe këtë do ta çojmë deri në fund!”, ka përfunduar Çitaku.

Tags: ligji per specialenpdkTeve1Vlora Citaku
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Ushtarja e re e FSK-së Argjendë Elshani: Forca e një ushtari nuk matet nga gjinia

​Ushtarja e re e FSK-së Argjendë Elshani: Forca e një ushtari nuk matet nga gjinia

Aleanca mban nesër konferencë për media

Aleanca mban nesër konferencë për media

Arifi kritikon PDK-në pasi presidentja e ktheu ligjin për Specialen në Kuvend: Veprim i papërgjegjshëm

Arifi kritikon PDK-në pasi presidentja e ktheu ligjin për Specialen në Kuvend: Veprim i papërgjegjshëm

Shiroka-Pula takon homologun hungarez, kërkon mbështetje për integrimin evropian të Kosovës

​Kompany përfundon në spital pas stërvitjes së Bayernit

​Kompany përfundon në spital pas stërvitjes së Bayernit

Arifi kritikon PDK-në pasi presidentja e ktheu ligjin për Specialen në Kuvend: Veprim i papërgjegjshëm

Arifi kritikon PDK-në pasi presidentja e ktheu ligjin për Specialen në Kuvend: Veprim i papërgjegjshëm

​Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë

​Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë

Ditari: 23.10.2026

Ditari: 23.10.2026

Edhe një futbollist e largohet nga Kosova, bashkohet me Shqipërinë

Edhe një futbollist e largohet nga Kosova, bashkohet me Shqipërinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën