Para ceremonisë “Topi i Artë”, që mbahet të hënën në Londër, katër futbollistë janë përmendur si favoritët kryesorë për ta fituar çmimin prestigjioz.
Por, konkurrenca është e fortë dhe ende nuk dihet se kush mund të jetë fituesi.
Nga Spanja janë përmendur Rodri dhe Lamine Yamal. Kylian Mbappe i Francës është kandidat i fortë po ashtu, njësoj si Harry Kane i Anglisë.
Kane i shënoi 61 gola për Bayern Munichun dhe 12 për Anglinë, përfshirë gjashtë në Kupën e Botës, ku Anglia u stolis me medalje të bronztë. Ai e fitoi titullin dhe Kupën gjermane me bavarezët.
Rodri ndërkohë u shpall lojtari më i mirë i Kupës së Botës 2026, ku triumfoi Spanja. Yamali ishte lojtari më spektakolar dhe e fitoi titullin me Barcelonën. Mbappe ishte golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës, Ligës së Kampionëve dhe La Ligas, por nuk e fitoi asnjë titull.
Në këtë listë nuk është larguar plotësisht Lionel Messi. Ai e udhëhoqi Argjentinën deri në finale të Kupës së Botës.
Për bazë merret forma e lojtarëve prej 3 gushtit 2025 deri më 19 korrik 2026, kur u luajt finalja e Botërorit.










