Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në nëntë objekte ndërtimi në rajonin e Prishtinës dhe në Ferizaj, pas parregullsive të evidentuara gjatë inspektimeve në terren.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, tetë objekte ndërtimi në rajonin e Prishtinës dhe një tjetër në Ferizaj janë ndaluar përkohësisht, për shkak të mosrespektimit të masave për siguri dhe shëndet në punë.
Ndalimi i punimeve do të jetë në fuqi deri në eliminimin e parregullsive të konstatuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje punëdhënësve që të respektojnë obligimet ligjore në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të punëtorëve./teve1.info/






